Barcelona ka shfaqur interes për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.
Sipas “sportskeda.com”, vlera e kartonit të tij është rreth 20-25 milionë euro dhe për një ekip si Barcelona, një shifër e tillë është krejtësisht e negociueshme.
Trajneri katalanas Luis Enrike e vlerëson shqiptarin si të duhurin edhe për rolin e mbrojtësit të djathtë, si alternativa për Aleiks Vidal dhe Roberton.
25-vjeçari shqiptar tek Bazeli aktivizohet në shumë role, mes mesfushës dhe mbrojtjes.