Deputeti Dashamir Tahiri ka dalë sot në një konferencë për shtyp, pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të tij.
Ai thotë Prokuroria kërkon që t’i hiqet mandate për një lëng portokalli.
Sipas Tahirit, akuza për falsifikimin e parave nuk qendron dhe gjithçka ka ndodhur pasi ka qëndruar në një lokal në një nga autostradat italiane.
“Vura në dijeni KQZ-në, mora masat përkatëse në Itali.
Pyeta për dënimin tim që është bërë pa dijeninë time.
Është një dënim për një patentë false.
Sa i përket akuzës tjetër për para false, është ky qëndrim: kam qenë vizitor në Itali, kam qëndruar në një bar në autostradë dhe kam marrë një lëng portokalli ku si për kusur më është dhënë 10 mijë lireta të asaj kohe, 5 euro sot si resto.
Kur kam qenë në toll në autostradë, kam dhënë sqarimet.
Por nuk jam dënuar për atë”, tha Tahiri.
“Masa që ka marrë prokuroria më duket absurde. Unë kam hyrë dhe kam dalë në Itali disa herë. i ftoj të gjithë organet të shohin sa herë kam shkuar unë.
Do kem përfaqësuesit e mi në KQZ, por nuk është e arsyeshme për të ndërprerë mandatin. Ky është absurditet”, tha më tej ai.
Akuzat e Prokurorisë:
– Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;
– Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.
– Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;
– Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para false.
Mire thote Dashi i Havase! Ketu nuk po lene mandatin per vrasje e jo me per gjera te tilla … hahahaha
Jo mo, ky eshte engjell! Clidhje ka ky me kriminalizimin!!!
“genjeshtrat e vogla,sjellin zhgenjime te medha” por ata qe bejne pislliqe te vogla te medhat po ju dha mundesia ua “kajne” nenen!shihni salen me familjen75% serbo-malazeze dhe e kuptoni se çfare do te thote ti japish ujkut te ruaj delet.
Po e bejne kurban per evropen. Ky eshte me i ndershmi nga shoket e salles.
PO TI O CAMI …. PERVEC SE KE PASUR SKAF E TRAFIKOJE KLANDESTIN DUKE U PIRE GJAKUN DHE HEDHUR NE DET EDHE SOT KE VENE NJE PONTIL NE ROGUZE( KARABURUN) DHE E KE BERE PRONE CAMCE ASHTU SI”GARDHI CAMIT QE KU BIE HIEJA E GARDHIT ESHTE TOKA E ZANUN”…
Mos be si gjynafqar, se patenten false, nuk ta jep njeri me zor
Gjyna te shkretit, ka qene i vogel, ja ka hedhur kamarjeri duke i dhene lireta fallco si kusur. Ndoshta si ka njohur edhe liretat. Sa keq me vjen! Gjithe Vlora e njeh Dashin e Havase si nje djale te urte, i patrazuar, qe kurre nuk eshte marre me pune te pista. C’te thuash, humbje e madhe per parlamentin tone….
Pse ,keta jane peshqit e medhej te krimit?sapo degjova lulushin me nje grup gazetaresh te SHQUP-i.Jemi krenare qe filluam dekriminalizimin,dhe jemi te vendosur ta cojme deri ne fund.Po qe se eshte i sinqerte ne keto qe thote ,te jape doreheqjen,ti kerkoje Saliut te dorzoje mandatin dhe te largohet nga politika.Sic duket per dhallin keto qe ka denoncuar jane krimet me shqetesuese.Po te tjerat,po te tjeret?Zoti dhalla cdo te besh me to?
Dash Tahiri kete bakshish e ke dhurat nga PD-ja dhe dy kryetaret e saj sali berisha e lul basha dhe nje mesim per te tjeret se kur delja ndahet nga tufa e ha ujku dhe poashtu kur nje dele sulmohet dhe plagoset nga ujku ajo vrapon si e verber siq bere ti dhe futet ne llaven e ujqeve siq bere ti Dash,pra duhet te te vie turp si deputet i PDIU-s te jeshe ne PD edhe sot kur sali berisha hapur i ban thirrje greqise qe ta pushtoje shqiperine se Rama po prishe marredheniet “vllaznore” sipas sali berishes,prandaj Dash e gezofsh denimin.