"Kriminelë", shpërthimi i nënës së gruas së Alban Hoxhës në gjykatë

21 Dhjetor 2016, 13:42Kronika TEMA

400 mijë leke gjobe. Kaq u denuan dy mjeket e shpallur fajtore per vrasjen nga pakujdesia te gruas se Alban Hoxhes, portierit te Partizanit.

Teksa brenda sallës së gjyqit nuk reaguan, kur gjykata shpalli fajtorë dy mjekët për neglizhencën që shkaktoi vdekjen e gruas së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, jashtë gjykatës nëna e viktimës ka shpërthyer në lot e ulërima.

Duke mos e mbajtur dot veten për dhimbjen e madhe që iu rikthye edhe në këtë proces të padrejtë sipas saj, ajo ka shpërthyer në ulërimë, duke akuzuar këtë radhë jo vetëm mjekët, por edhe gjykatësit.

“Kriminelë. U tallën me ty, të vranë për së dyti”­ ulërinte mes lotësh nëna e viktimës.

Dy mjekët e akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” ndaj Hakës, bashkëshortes së futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha, janë kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, shkruan Panorama.

Një ditë para seancës babai i Dorjana Hakës, lëshoi apel për drejtësi, duke kërkuar dënim shembullor për mjekët. Por sot gjykata i shpalli fajtorë mjekët duke i dënuar me nga 400 mijë lekë gjobë.

3 komente në ““Kriminelë”, shpërthimi i nënës së gruas së Alban Hoxhës në gjykatë”

  1. Ilir says:

    Ja o njerez. 400 mije leke gjobe, vlen jeta e nje njeriu ne Shqiperi sipas Zhdrejtesise Shqiptare. Iku vajza e botes, ne lule te moshes nga pakujdesia e dy capaculeve dhe shiko c`fare drejtesie behet.

  2. i papami says:

    po ky Albani, nuk ishte ne gjyq???

  3. ndershkim krimineleve says:

    Kriminele te ndyre. Mbushin xhepat e njeri tjetrit dhe mjere njerezit e thjeshte qe duhet te dergjen dyerve te gjykatave per vite me radhe per te pritur nje vendim skandaloz nga nje gjykates i korruptuar, ku mbush xhepat fale korrupsionit qe ka bere i ati sa ishte gjykates dhe ia la trashegimni te birit te vazhdoj te lere kriminelet te lire e ti denoje me gjoba. Turp, turp sa ska ku te veje me. Nje sistem i krimbur, ku dhe per nje vrasje mjafton te kujdesesh per xhepat e gjyqtarit dhe lirine e ke te fituar.
    Zoti i denofte, dhe i ndershkofte per krimin qe bene mjeket. Zoti i dhente gjykatesit mundesine te perjetoje dhimbjen e asaj nene, duke i bere shembull femijen e vete, se vetem keshtu keta grabitqare te pangopur do e kuptojne nje dite se cdo te thote te vuash dhimbjen e humbjes se femijes nga pakujdesia e dy plehrave qe mendjen e kane sa do marrin per cdo operacion qe do bejne.

    Si mund te lihen keta dy mjeke te ushtrojne profesionin e tyre e te vazhdojne te kryejne krimin e radhes, kete sdo arrij ta kuptoj dot.

    Ndershkim per kete palo gjyqtare qe per para fali kriminelet. Ndershkim per mjeket qe per para marrin dhe jete njeriu.

    Zoti i degjofte lutjet e asaj familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje