Keti Bazhdari
Për këdo që e shikonte rezistencën ndaj reformës në drejtësi dhe Vetting-ut si një ndërmarrje të përkohshme dhe të vetëm pak personave me shumë pushtet, gabohej. Ekziston dhe ka ekzistuar thuajse gjithmonë një lidhje e fshehtë, e shtrirë në kohë dhe në numër, që ka arritur të pajtojë shpirtra të trazuar me vullnet kriminal kundër parimeve demokratike të shtetformimit, të gatshëm t’i shërbejnë me devotshmëri cdo pushtuesi apo interesi antikombëtar, me një qëllim të vetëm, forcimin e pushtetit personal pa kushte dhe kufij. Me pak fjalë një armatë deficitarësh socialë, pa identitet, të gatshëm të komplotojnë kudo e me këdo në përpjekje për tu identifikuar. Cdo qenie njerëzore që s’e plotëson dot kuadrin e identitetit të vet, shet shpirtin për një kornizë. Edhe në shoqëritë më të konsoliduara ekzistojnë qenie të cunguara të zinxhirit vleror, që i përgjigjen po me aq epsh thirrjes së gjakut, teksa ngulin fort kthetrat në pushtet. Këta mutantë të vegjël, luftojnë përditë për ta kancerizuar dhe mundur shoqërinë, por janë pikërisht barrierat e forta imunitare të organizmave shoqëror të emancipuar, që janë ngritur në intelektualizëm dhe identitet vlerash, të afta t’i bëjnë pritë. Këta barriera, për fatin tonë të keq, historik, në shoqërinë shqiptare, nuk arritën të konsolidoheshin kurrë sa dhe sic duhet. Cdo përpjekje shtetformuese u minua nga bashkepunimi i bajraktarëve kancerogjen me pazarcinjtë e interesave antishqiptare. Luftrat më të përgjakshme u zhvilluan në terrin e vetvetes, mes aleancës së injorancës që fshihej në histeritë kolektive që ngjallte, duke përfituar nga naiviteti i një shoqërie përherë në hapat e parë dhe një fryme të brishtë të intelekualizmit shqiptar, që vritej cdo natë pas shpine. Nëse doni të dini për intelektualët shqiptarë dhe veprën e tyre deri më sot, kërkoni qosheve të errëta të kësaj shoqërie se aty i gjeni varret e tyre dhe të kushërinjve vrasës.
«Tjetërkund, njerzt e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni.
Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen?!
Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk kan ça bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë.» (At Gjon Shllaku për Luigj Gurakuqin)
Por sot të dashur lexues, historia nis të shkruhet përsëmbari;
Fryma për të ndërtuar shtet të së drejtës, udhëhequr nga parimet më të larta të organizimit shoqëror arriti të fitojë me bajraktarizmin edhe luftën në terr, falë vullnetit të intelekualëve shqiptarë dhe dritës së fuqishme të prozhektorëve të diplomacisë amerikane dhe asaj europiane. Pavarësisht se ne shqiptarët e kemi të vështirë ta perceptojmë të plotë at cfarë ka ndodhur sot, duhet ta pranojmë që është fitorja tjetër më e madhe për reformën në drejtësi dhe për integrimin tonë si qytetarë të Europës.
Të gjithë ata që e kanë shfrytëzuar këtë popull pa reshtur, e kanë mashtruar, shtypur, plackitur, imponuar, dhunuar, sot kanë humbur dicka të madhe, të drejtën për të përdorur identitetin e grabitur. Të gjithë e dinim se një ish nomeklaturist i rangjeve më të larta të asaj kohe s’kishte si të ishte simbol i demokracisë së kësaj kohe, apo që një ish bashkëpunëtor i fashizmit apo kujtdo pushtues të hiqej si ithtar i fortë i lirisë, sikurse e dinim fare mirë që një injorant me proveniencë të pastër kriminale s’mund të ishte kurrsesi një përfaqësues i denjë shoqëror e politik, por koha e bajraktarizmit na imponoi heshtjen, sepse e vërteta në një terren ku drejtësia është e deformuar, kthehet në vrastare të lajmësit të saj.
Por me sot jo më! Shqipëria nisi rrugëtimin drejt Europës dhe pavarësisht se për shumicën është ende e paqartë kjo që ka ndodhur me Vetting-un, për ata që duhet e i druhen, është e qartë si drita e diellit.
Lamtumirë bajraktarizëm!
Bravo Bazhdari!
PASKA MESUAR SHQIP KJO INGNORANTJA: VLERE – VLEROR, SERE- SEROR, TMERR- TMERROR, TERR- TERROR
BRAVO KATIE
PASKA MESUAR SHQIP KJO INGNORANTJA: VLERE – VLEROR, SERE- SEROR, TMERR- TMERROR, TERR- TERROR
BRAVO KATIE …..
Te lumte Keti per kete shkrim . Super . Saliu me ushtaret e tij vetem e vonuan por nuk arriten dot ta pengonin ate. Tamam ” lamtumire bajraktarizem”
Je aset ne politiken shqipetare Keti Bazhdari
Keti Bazhdari , shkrim mese i goditur e i sakte. Veringu eshte celesi per venien e drejtesise ne vend dhe venien para pergjegjesise te te gjithe atyre qe e demtuan kete popull e shkaterruan kete vend tash 25 vjet e kusur . Eshte kjo ajo qe druanin ata qe luftuan ta pengonin por qe nuk arriten. Zonje e nderuar , shpresoj dhe jam i bindur qe do i shtoni vlere politikes ne zgjedhjet qe po afrohen. Ju pergezoj
22 dhjetori do te jete dite e shenuar ne historine e Shqiperise. Nderim per ato qe e realizuan kete dhe per ju qe na ushquet shpresat e humbura.
Kejo zonje eshte per tu nderuar per shkrimet e saj .ka nje menyre disi te vecante dhe interesent te shprehur ne to…
Enderrat jane si njyrat Ylberike per Enderruesit por e verteta eshte se kush i ka munguar shqiptarve per te bere drejtesi? Vetingu? apo i ka munguar Kultura ,Edukimi,Inteligjenca dhe Deshira per te lufutar per drejtesi shoqerore? Vetingu eshte veem nje fjale e prodhuar nga Enderruesit per Drejtesi dhe jo per Zbatuesit e saj kur dihet se shqiperise nuk i mungojne Vetingjet por I mungon Vullneti per te bere drejtesi por ka me shum Zellot per te bere Padrejtesi.Ku e gjith Administrada shtetrore shqiptare eshte e Kriminalizuar,korruptuar nga kush prisni se do te bej drejtesi dhe kunder kujt do te behet? A….ha do te behet drejtesi kunder Lepujve.Kur Politika dhe qeveria shqiptare ka aplikuar Amnisti per kriminelet qe jane ne pushtet kunder kujt do te behet Dejtesi ? Kunder Lopcareve, etj?Zot fale Naivitetin e shqiptarve qe Enderrojne ,Endrrat klasifikohen ne dy kategori Optimizem dhe Pesimizem dhe shqiptaret fatkeqsisht jane Optimiste sepse I kane gellltitur genjeshtrat dhe mashtrimet aq shume sa qe i dalin ne Enderren Optimiste por ne fakt ata jane enderra per Pesimizem qe jane mashtrimet e rradhes.”Mos harroni ate thnien e Berateses: ” Nuk duam as te hajme e as te pijme por ju lutem vetem Fatos Nano me Ilir Meten te mos na zihen” Hajde llogjike hajde Llogjike Gomaresh e Injorantesh. Tani nuk duam as Veting e as drejtesi vetm Edi Rama te mos ndahet me Ilir Meten.
Mentar. laku po i mbeshtillet idhullit tend. Dikur ju thonit se ndermjet Berishes dhe Rames nuk ka asnje ndryshim. Koha tregoi se keta te dy jane te ndryshem me njeri tjeterin si dita me naten, si shteti me antishtetin, si rrumballa me rregullin. Ti mos u merzit ” se nuk ke pare gje akoma”. Do te shikosh se si do te perfundojne pas hekurave ata qe vrane me 21 janar, ata qe shkaterruan dhe vodhen Shqiperine, ata qe hodhen ne ere Gerdecin, ata qe do i shisnin Detin grekut etj etj. A e vure re se sot doli para gjyqit ai personi qe kishte dhene deshmi te rreme per Lul Berishen?! Mos harro qe qeveria e ze lepurin me qerre.
o katarakt, po ai personi eshte i LSI o katarakt…dhe juristi gjithashtu…Po ku merr vesh ti o katarakt…Saper ate budallaqen, ajo i ben petullat me uje…
Tani mbas “pilafit” shkruan bazhdari dhe do shkruajne te gjithe lepujt e ketij apo kesaj kallepi. I vetmi qe nuk pushoi se shkruari hapur me zgjuarsi, profesionalizem, patriotizem dhe trimeri ishte vetem NJE dhe ai eshte Avokati SPARTK NGJELA.
I UROJ JETE TE GJATE DHE PENE TE ARTE SPARTAK NGJELES
Paske kohe pa lexuar gazeta o Prenge.
“Mileti” mentaliteti, realiteti dhe.. Keti..!
Keti ka kohe qe shkruan, dhe shkruan guximshem.
Nuk me intereson se “mullini” i kujt bluan ma mire
me “ujin” qe sjell Keti. po shqetsimet e saje gjithnje
jane reale, shkrimet e saje japin mesazh.
pse kush i lexon gazetat….kur sdi te shkruash
Vetingu do ndrroje nje pale me nje pale tjeter.Dhe zoti Ngjela do ndroje gjuhen.