Pas 10 muajve proces gjyqësor, tre gjyqtarët që po gjykojnë Kastriot Ismailajn, dorëhiqen nga gjykimi i të pandehurit.
Kërkesën për dorëheqje ia kanë dorëzuar kryetares së Gjykatës së Tiranës, e cila do të shprehet pro apo kundër kësaj dorëheqje.
Arsyeja, sipas gjyqtarëve është se i pandehuri ka humbur besimin tek gjykimi i tyre, raporton ABC News.
Tre gjyqtarët që po gjykojnë prej 10 muajsh të pandehurin Kastriot Ismailaj, kërkojnë të heqin dorë nga gjykimi i të pandehurit.
Vetë gjyqtarët, në seancën e radhës të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, njoftuan prokurorin dhe avokatin mbrojtës e të pandehurin, se i kishin dorëzuar kryetarit të gjykatës dorëheqjen nga gjykimi i çështjes.
Ata thanë se argumentet e përdorura në dorëheqje është fakti se i pandehuri ka humbur besimin te gjykimi i tyre.
Kjo, për shkak se në 5 raste, Kastriot Ismailaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve të cilët po e gjykojnë atë për akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”, falsifikim të dokumenteve dhe “pastrim të parave” në bashkëpunim.
Të 5-ta kërkesat për përjashtim, janë rrëzuar nga trupa tjetër gjykuese, por që vetë gjyqtarët e çështjes tashmë kanë krijuar bindjen se i pandehuri ka humbur besimin tek ata.
Për këtë fakt, tre gjyqtarët i dorëzuan dorëheqjen kryetares së Gjykatës, e cila pritet të shprehet për kërkesën e tyre.
Nga ana tjetër, procesi gjyqësor ndaj Kastriot Ismailajt ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të fundit të akuzës, në lidhje përfitimin me anë të mashtrimit nga kompania DIA të rreth 5 mln eurove.
Vetë Ismailaj, gjatë fazës hetimore dhe gjyqësore, ka mohuar akuzën duke pretenduar se ka pasur një marrëveshje kontraktimi me kompaninë çeke CEZ Shpërndarja, për mbledhjen e borxhit tek debitorë të ndryshëm.
Dorehiqet gjyqtari se nuk I pelqen I te pandehurit.. Kulmi.. Korrupsjon te tille rralle se e gjen edhe ne vendet latine ku mafia dominon.. Degjuan deri ne fund gjithshka dhe dorehiqen qellimisht te edhin ne ere gjykimin.. Me hapur se kaq ska ku te shkoj.. Jan paguar por Kane frike ta denojn lehte se do shkojne ne site nga Vettingu.. Wow..