Ministri Tahiri: Shërim të shpejtë policit të plagosur, autori mori atë që meriton

22 Dhjetor 2016, 12:02Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi vizitoi policin e plagosur në spitalin ushtarak, ku po merr ndihmën mjekësore, shprehu mbështetjen për të e familjen përmes një statusi në fb.

Tahiri, duke përdorur shprehjen “bravo çuna”, për të cilën u komentua gjatë kur e artikuloi për herë të parë teksa RENEA ekzekutoi një person të armatosur 3 vite më herët, thekson autori do të përballet me ndëshkimin e ashpër ligjor.

“Nikolin Gjergji u plagos me armë në krye të detyrës, fatmirësisht pa rrezik për jetën. I uroj shërim të shpejtë. Jemi të gjithë me të dhe familjen e tij. Urime kolegëve të tij për arrestimin e autorit. Mori e do marri atë që meriton, dënimin më të ashpër ligjor #bravocuna”, shkruan ministri.

2 komente në “Ministri Tahiri: Shërim të shpejtë policit të plagosur, autori mori atë që meriton”

  1. giovanni says:

    I uroj sherim te shpejt kolegut Nikolin.

  2. Rama2 says:

    Policia e Tahirit…ben kerdine po te ecesh me 10km me shume…u ha karin 20vjecarve qe “u ikin me pranga ne duar!?!?!”..edhe nxjerr fotot e “dikujt” qe mund te kete vjedhur..e kur “vjedhesi” del ne tv…thote “me fal se u ngaterrova”.Policia eshte kthyer ne “ministri ekonomike” se minisyria ekonomike sic duket..eshte per te falur tvsh-en e 90% te dyqaneve te vogla!?!?!?!?!?!?
    A ka turp me te madhe o Tahir…sesa te “arratiset” i dyshuari kryesor ne nje “super aksion”?
    Sic duket ky “i arratisuri” po te ishte me makine e te ishte me 91/km/ore…nga 90/km/ore qe lejohet..tani do ishte 100% i arrestuar…madje edhe me kamera..qe ti tregoje popullit se si “punon” policia.

    Qe kendej e tutje,kush nuk do te perfundoj ne burg..te eci me kembe(metode e sigurt ..sipas standarteve evropiane Tahirjane).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje