Grabitet me armë makina në Lezhë, plagoset në kokë polici

22 Dhjetor 2016, 10:14Kronika TEMA

Një person i armatosur dhe i maskuar i zuri pritë një mjeti dhe si pasojë mbetet i plagosur punonjësi i policisë.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka rrethuar autorin i cili eshte me arme ne dore, raporton Report TV.

Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea.

Sipas burimeve dyshohet se brenda mjetit kishte dhe një sasi parash ndërsa raportohet se policia ishte në postbllok 300 metra larg vendit ku ndodhi grabitja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje