1.5 mln euro/ Si i mashtroi pronari i firmës së ndërtimit 22 persona

21 Dhjetor 2016, 19:00Kronika TEMA

Pronari i një kompanie ndërtimi në Tiranë do të dalë para gjykatës pasi akuzohet se ka mashtruar dhjetëra persona të cilëve u ka marrë në total një shumë prej 1.5 milionë euro në total.g4wDpBT

Artan Sherifi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “2-AL” sh.p.k, nga hetimet ka rezultuar se ka mashtruar të paktën 22 persona, të cilët kanë paguar paratë për blerje apartament tek pallatet e ndërtuar nga kompania e tij dhe nuk kanë mundur të marrin as apartamentet, pasi ato u janë shitur edhe personave të tjerë që kanë hyrë në këto apartamente.

Po ashtu, personat e mashtruar nga 45-vjecari nuk kanë marrë as paratë që kanë paguar. Hetimi ka arritur në përfundimin se i pandehuri ka mashtruar personat, duke u marrë në total shumat prej: 1.372.595 euro,  66.104 USD dhe 9.540.000 lekë, raporton Panorama.

Rasti më flagrant është ai i denoncuar nga një qytetar, i cili i kishte lënë në përdorim Artan Sherifit një automjet tip “Cadillac Escalete” me targa AA xxxx H, i cili është vënë si koleteral nga Sherifi për një kredi për të cilën ai ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Në shkëmbim ai kishte marrë premtimin se do të merrte një apartament në rrugën “Todi Shkurti”. Në përfundim, denoncuesi nuk ka marrë as apartamentin dhe as makinën.

Rastet e denoncuara:

17.Shtetasja K.C.  ka lidhur nje kontrate premtim-shitje date 05.03.2010 per nje apartament me sip.111 m2 per nje shume  46.964 Euro, shume te cilen ajo e ka parapaguar te gjithen ne rruge bankare permes “Raifeissen Bank”. Ky apartament kur duhej te merrej ne dorezim prej saj rezulton qe eshte zene nga persona te tjere dhe megjithese i pandehuri i ka premtuar se do ja ktheje parate nuk ja ka kthyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje