Drejtori i burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” në gjykatë. Ai akuzohet se ka falsifikuar përllogaritjen e ditëve të qëndrimit në burg të kreut të bandës së Durrësit.
Por Kotaj i ka mohuar akuzat. “Dua të di ku e kam bërë falsifikimin dhe ku e kam shkelur detyrën. Unë nuk kam shkelur asnjë ligj. Nuk e ndjej vetem fajtor. S’dua të më shohin me keqardhje, sepse unë nuk jam fajtor”, deklaroi ai.
Sipas prokurorisë, drejtori dhe juristi i burgut, i shpallur në kërkim, kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit në burg të Lulzim Berishës.