Ngushëllimi i vetëm për spektatorët shqiptarë këtë vit ishte ndarja e vuajtjes me ata nga e gjithë bota
Nga Ruben Avxhiu
Festivali tradicional shqiptar u ndoq këtë vit si asnjëherë tjetër nga mijëra adhurues të Eurovizionit, në Europë dhe më tej në botë. Kureshtarë të huaj ka pasur gjithmonë, po asnjëherë nuk kanë qenë kaq të numërt.
Për fat të keq, një seri problemesh teknike bënë që programi të fillojë me shumë vonesë dhe pastaj të vijojë pa temp, pa fantazi, pa harmoni e me pengesa të tjera të përsëritura. Kurioziteti në rrjetet sociale u kthye shpejt në humor, mërzi e irritim ndërkombëtar.
Ndonëse, festivali është normalisht një veprimtari e “brendshme” kombëtare e shqiptare, kjo audiencë e paftuar por e pashmangshme e huaj duhet ndoshta të merret parasysh nga organizatorët e tij të ardhshëm. Problemet teknike nuk duhet të jenë kaq të theksuara në këtë nivel edhe sikur të mos ishin telespektatorët e huaj. Televizionet shqiptare tanë kanë vite që organizojnë e vënë në skenë spektakle komplekse. Mirëpo, prania e huaj është padyshim një shtysë më shumë për të realizuar diçka më për të qenë.
Drejtuesit ishin të lodhur, të ngathët e aspak bindës. Shumë nga juristët dukej sikur nuk kishin dëshirë që të ishin aty. Lidhjet telefonike me një pjesë prej tyre nuk funksionuan.
Një pjesë e madhe e formatit ishte kopjuar nga festivale të ngjashme, po nuk kishte fantazi e ndjenjë zbavitjeje në komunikimet. Aq më keq kur drejtuesi kryesor kishte vështirësi serioze në leximin e kartave dhe orientimit në kohë dhe hapësirë në skenë. E pakuptueshme, për të mos thënë skandal, ishte dalja në ekran e komenteve ofenduese në anglisht. Si në rastin kur po këndonte Ledina Çelo (“Kjo kujton se është ende viti 2005”) apo kur Inva Mula ishte ende në skenë pas këngës së saj të dytë, (“Get off” = Dmth “largohu”).
Drejtuesit dhe pjesëmarrës të spektakleve të njohura në botë nuk janë të gjithë të shquar për humor e shkëmbime të këndshme të çastit, prandaj shpesh organizatorët punësojnë skenaristë të skenës që të krijojnë edhe tekste shkëmbimesh që mund të ushtrohen paraprakisht. Nuk ka ndonjë turp në këtë.
Udhëtimi në të kaluarën me këngë historike shqiptare ishte një nga gjërat më të bukura, mirëpo ashtu si me humorin dhe me intervistimin e anëtarëve të jurisë, e kishte humbur ritmin për shkak të fillimit me vonesë. Disa nga juristët dukeshin më shumë si nxënës që i kishin ngritur në mësim pa dëshirë, në përgjigjet e tyre. Ata janë specialiste muzike. Batutat e shkëmbimet mund të sugjerohen nga skenari. Në fund, programi u mbyll gati me një orë vonesë nga sa ishte parashikuar thellë pas mesnate.
Nuk jam ndonjë simpatizues i madh i Eurovizionit, këngët e të cilit, me ndonjë përjashtim mbulohen shpejt nga pluhuri i harresës. Mirëpo, pjesëmarrja në Eurovizion është një ngjarje politike po aq sa kulturore e sociale. Nëse fiton ndonjëherë Shqipëria mund të bëhet kryeqytet i këngës europiane për një vit. Ajo mund të ndihmojë në imazhin e vendit si destinacion turistik, si pjesë e Europës, etj. Është një ambicje që nëse shteti shqiptar e ushqen atëhere duhet të investojë më shumë te RTSH dhe te ky program.
Festivali i Këngës tani është një traditë e madhe shqiptare. Jo të gjithë janë të kënaqur me transformimin e tij ashtu si nuk janë të kënaqur me kohët që jetojmë. Debatet më të mëdha u shkaktuan në gjysëmfinale nga një veshje apo zhveshje e drejtueses kryesore. Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka vështirësi në pajtimin e një festivali tradicional me një spektakël kontravers si Eurovizioni. Nuk do të ishte fundi i botës nëse Festivali do të ndahej nga procesi i përzgjedhjes së këngës përfaqësuese të Shqipërisë në këtë konkurrim. Ose që përfaqësuesja të mos ishte detyrimisht fituesja e festivalit. Disa ndoshta druhen se, pa interesin e Eurovizionit, Festivali do të venitej nga financat dhe interesi. Këtu ndoshta kanë shumë më tepër për të folur ata që i ndjekin këto zhvillime më nga afër.
Ajo që e nxiti këtë koment ishte thjesht fakti që duam apo nuk duam, në formën që zhvillohet, festivali nuk është më thjesht një “punë shqiptare”. #FIK55 ishte tema e katër më e ndjekur në rrjetin social Tuitër në Britaninë e Madhe, e në mënyrë të ngjashme ishte mes udhëheqësve edhe në Suedi, Ukrainë e një numër vendesh të tjera. Shqipëria është i pari vend që zgjedh përfaqësuesin për në Eurovizion dhe kurreshtia do të vijojë edhe në vitet e ardhshme. Më së paku kjo duhet të shërbejë për të filluar një debat serioz për organizimin dhe pjesëmarrjen tonë. Nëse nuk ka interes për muzikën, duhet të ketë për diplomacinë publike, për imazhin politik dhe potencialin turistik që vjen me këtë kuriozitet e audiencë ndërkombëtare.
prezantuesit dobet , probleme te medha teknike, gjysma e salles bosh dhe..nje fituese qe ua kish mbush mire xhepat organizatoreve para se te fillonte festivali!!!!!!!!
cope cope pa ze fare ,lere me ato thonjte qe na hapi barkun
Vetëm për këtë festival të dështuar dhe skandaloz, drejtori i RTSH duhet të japë dorëheqjen ose të hiqet me ceremoni si i paaftë.
PSE CFARE PRISNIT JU TE ISHTE FESTIVALI ME THOMA GELLÇIN DREJTOR DHE MARTIN LEKEN NENDREJTOR BRILANT?! JANE TE DY NJEREZIT ME TE PAAFTE QE MUND TE EKZISTOJNE MBI KETE TOKE. THOMAI U GJENDE NE KETE DETYRE DUKE I PUTHUR MENDEREN KRYETARIT EDI RAMA SI JA PUTHTE DIKUR FATOS NANOS DHE MARTINI I LEKAJVE FALE QARRAVITJES ME ILIR METEN E LANE XVENDESDREJTOR. E VETMJA MERITE PROFESIONALE QE KA GELLCI ESHTE SE DI TE BEJ GAZETARI TIP ZERI I POPULLIT KURSE KY LEKA MBAHET AKOMA ME DHE PERDOR SI MEDALJE FUTJEN NE BURG NGA SALI BERISHA PER NJE SHKRIM ME DHJETE RRESHTA QE NUK I KISHTE SHKRUAR VETE … MJERE NE DHE RILINDASIT…
Pavaresht…. u kendua live, kishte tekste dhe te pakten 5 kenge te mira. Normal nuk ka spektaklin e Arditit apo topit qe vetem kenge nuk ka…. ju doni dritat une muziken.
Prezantuesit skandal, teknika superskandal, fituesja si gjithmone ajo qe cirret me shume. Perposd ketye, ishte fare pa kuptim, madje skandal me vete se si ne fund u perfshi nje i trete qe nunuronte piket, duke nxjerre jashte loje dy prezantuesit kryesor. Kjo kenge nuk merr asnje pike ne Eurosong.
Si te gjitha edhe ky.Kudo vetem hile.C fare mjerimi!!!
Autori me te drejte ngren zhgenjimin e tij per kete festival te dobet.Kenga fituese nuk me dukegt e pershtatshme te perfaqesoje Shqiperine be eurovizion!Me vjen keq te pohoh se ishte vetem Inva Mula qe i dha hijeshi e ritem festivalit dhe kenaqesi spektatoreve.Per kenaqesine qe me dha i shkrova si me poshte kete koment zonjes Inva Mula nepermjet facebook-ut.
“SHQIPERI O VENDI IM- TE KAM NENE E ME KE BIR!”
Inva Mules:
Ne keto ore te para te mengjezit,kur ende mbi qepalla me rendonte gjumi e endrat ende nuk ishin shuar,hapa syte,hapa lap-topin,mikun tim te pandare dhe c’te shoh,ju pashe juve, e mrekullueshmja Inva Mula ne shfaqjen e mbremjes se trete te festivalit te kenges ne TVSH!C’mrekulli!Te ndoqa plot emocion e me lot ne sy moj Diva jone shqiptare Inva,tek i kendoje me ate ze bilbili,me artin tend te madherishem,Atdheut tone,Atdheut tim ,te cilin ma solle aq afer zemres ketu larg ne mergim.Ishte kenga e mirenjohur e babait tuaj te nderuar Avni Mula.Te falenderoj me gjithe zemer!
Me nje bekim e perqafim prinderor,
I juaji,Bashkim Pitarka
Florida,USA
24 Dhjetor 2016
Gellçi nuk ia ka puthur ndonjehere bythen Rames, vetem sa ka qene shoferi i tij personal kur ky shkonte ne SHBA. Pse pak eshte ! Prandaj e mban duçja “per pulitik te holle”. E keqja e shqiptareve eshte se kur e kapin nje post u duket se e kane merituar me te vertete ! Qeneri hesapi, ça te thush !
Përvec skenografisë, asgjë tjetër për t’u mbajtur mënd s’kishte. E tha mirë arben Duka, s’i dëgjoj tekstet, vetëm ulurima, kënga fituese vetëm ulurima. Pastaj ishte përvjetor, ku ishin këngëtarët që kontribuan në vite, ata që janë akoma gjallë, duhet të ishin në këtë përvjetor jo vetëm të prezantonin të rinjtë por t’ju tregonin të rinjve si këndohet. Sa për prezantuesit, edhe vetë kur të shohin filmimet do habiten se si kanë drejtuar një festival, mbi të gjitha të pa përgatitur. Duhet bërë një analizë e thellë dhe duhen nxjerrë përgjegjësi për secilin që na zhgënjeu. Po e theksoj: skena ishte shumë e bukur, vendosja e orkestrës po ashtu por të tjerat…merre me lëng se mishi u mbarua. Për të ardhur keq.
Festivali 55 I kenges ne RTSH, e kishte filluar “Vetingun” prej kohesh,kishte larguar te gjithe kengetaret e “koruptuar” !
Mungese totale e kompozitorve te afirmuar dhe profesionist,pa ta nuk shkohet ne festivalin e Gjirokaster e jo ne Eurovizion !
Rruga per ne Eurovizion,per kualifikimin ne naten finale,kerkon profesionalizem !
KJo po tregon trenik demokratik te nisur nga ne shqiptaret qe nga çeku i bardhe, plepat e deri me sot. Detyrimisht qe keshtu do te katandiseshim, kur te paaftet drejtojne e organizojne, por mbi te gjitha urdherojne. Ketu s’ka me vend per vrejtje se nuk ka kush ti degjoje apo te mendoje te rregulloje diçka. Lere se e ka marre dreqi kete pune si gjithandej.
Festivali i 55-te” ne RTSH po vleresohet negativbisht ne Shqiperi si nje deshtim.Me vjen keq te them se edhe kenga fituese qe degjova nuk me pelqeu dhe nuk vleresohet si e tille qe ta perfaqesonte Shqiperine me sukses ne festivalin europian.Por pjesemarrja e divas shqiptare Inva Mula ne ate koncert te nates se trete i dha nje kenaqesi te vertete spektatoreve ne salle,atyre qe e ndiqnin para TB ose neve nepermjet YOUTUBE.Per kete aresye i emocionuar nga suksesi i kebgetares sone me fame boterore Inva Mula,i nisa asaj kete leter nepermjet facebook.
“SHQIPERI O VENDI IM- TE KAM NENE E ME KE BIR!”
Inva Mules:
Ne keto ore te para te mengjezit,kur ende mbi qepalla me rendonte gjumi e endrat ende nuk ishin shuar,hapa syte,hapa lap-topin,mikun tim te pandare dhe c’te shoh,ju pashe juve, e mrekullueshmja Inva Mula ne shfaqjen e mbremjes se trete te festivalit te kenges ne TVSH!C’mrekulli!Te ndoqa plot emocion e me lot ne sy moj Diva jone shqiptare Inva,tek i kendoje me ate ze bilbili,me artin tend te madherishem,Atdheut tone,Atdheut tim ,te cilin ma solle aq afer zemres ketu larg ne mergim.Ishte kenga e mirenjohur e babait tuaj te nderuar Avni Mula.Te falenderoj me gjithe zemer!
Me nje bekim e perqafim prinderor,
I juaji,Bashkim Pitarka
Florida,USA
24 Dhjetor 2016