"Krishtlindjet e Fundit"; Në kujtim të muzikës së Geroge Michael

26 Dhjetor 2016, 21:50Sociale TEMA
"Krishtlindjet e Fundit"; Në kujtim të muzikës së

Kur George Michael, bashkë me grupin e tij “Wham!” do të publikonin rreth 32 vjet më parë këngën e njohur “Last Christmas” (Krishtlindjet e Fundit), me siguri asnjëri prej tyre nuk e kishte menduar se çfarë do të vinte më pas.

Kënga flet për një ndarje, jo të lehtë, e cila bëhet edhe më e vështirë për shkak të periudhës kur ndodh: gjatë sezonit të festave.

Ndonëse veç kësaj dhe atmosferës festive të klipit, kënga nuk ka shumë lidhje me Krishtlindjet, ajo do të kthehej menjëherë në një nga më të luajturat gjatë peiudhës së festave të fundvitit.

Ndërkaq, mbrëmjen e 25 Dhjetorit, George Michael u nda papritur nga jeta, nga një infarkt në zemër, ndërsa publicisti i tij deklaroi se muzikanti nuk kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje kohët e fundit.

Megjithatë, pavarësisht sukseseve, jeta e tij nuk ka qenë e lehtë. Nga pneumonia, problemet me ankthin dhe vështirësia për të pranuar homoseksualitetin e tij, George Michael sigurisht që ka patur disa periudha mjaft të errëta në jetën e tij.

Por, edhe kur gjërat dukeshin tejet të vështira, ai dukej mjaft i vendosur për të vazhduar. I pyetur se çfarë e shtynte më tej, gjatë një interviste, ai u përgjigj: “Fakti se kam qenë kaq me fat dhe fakti se kam shumë për të jetuar. Unë kam një jetë vërtetë fantastike.”

Teksa përgatitej për rikthimin e tij të bujshëm, si ta kishte parashikur tridhjetë e dy vjet më parë, ai u nda nga jeta filla pas Krishtlindjeve. Një ndarje, që sidoqoftë do të kishte qenë e vështirë për adhuruesit e tij, por që e ardhur kaq papritur dhe pikërisht në sezonin festiv, bëhet edhe më e trishtë.

1 komente në ““Krishtlindjet e Fundit”; Në kujtim të muzikës së Geroge Michael”

  1. ikin vitet says:

    Krishtlindjet e shkuara, zemren une ty ta dhashe
    por te nesermen ti, e hodhe menjane
    kete vit, per te mos dherdhur me lot
    do ja jap dikujt te vecante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje