Rreth 60% e ndotjes në rang vendi vjen si pasojë e automjeteve. Mosha mesatare e makinave që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri është nga 15 në 20-vjeçarë.
Ministria e Mjedisit po përgatit një propozim që parashikon përmirësimin e standardeve të emetimit të gazërave të automjeteve.
Sipas këtij propozimi, që nuk ka marrë ende formë përfundimtare, për flotën e automjeteve në vend, makinat e standardeve Euro 0, Euro 1 dhe Euro 2 duhet të përshtaten në parametrat minimalisht Euro 3, Euro 4 ose Euro 5, raporton TCH.
Euro 0. Viti i prodhimit 1985-1992
Euro 1. Viti i prodhimit 1992-1996
Euro 2. Viti i prodhimit 1996-2000
Euro 3. Viti i prodhimit 2000-2005
Euro 4. Viti i prodhimit 2005-2008
Euro 5. Viti i prodhimit 2008-2016
Janë të paktën 100 mijë automjete që duhen përshtatur ose nxjerrë nga qarkullimi. Ndërsa sa i përket importit, nuk do të lejohen të hyjnë në vend makina poshtë standardit Euro 4.
Zotëruesve të makinave aktuale do t’u lihet një periudhë prej 6 muaj deri në 1 vit për përshtatjen e parametrave të emetimit të gazërave, ndërsa për importin kjo periudhë do të jetë deri në 3 muaj.
Standardit të ri do t’i përshtaten edhe rregullat e kolaudimit. Sipas Ministrisë së Mjedisit, këto masa mund të ulin me trefish nivelin e ndotjes në vend. Por sa do t’i kushtojë qytetarëve e gjithë kjo?
“Fillon nga 200 euro, 300 euro, varet pasi me kalimin e viteve. Rriten gradualisht edhe çmimet për marmidën katalitike. Ndërkohë, për makinat mbi 20-vjeçare do të thotë të bësh një investim prej 1.000 euro. Ka elementë që mund të reduktojnë ndjeshëm ndotjen, ka edhe elementë që mund të kërkojnë ndërhyrje më të rëndësishme në motor, që janë më të vështira për tu arritur”, thotë specialisti Eno Zeneli.
Për të kthyer një makinë 20-vjeçare, që kushton maksimalisht 1.500 euro, në standardet e kërkuara nga Ministria e Mjedisit kushton 300 deri në 1.000 euro.
Duke patur parasysh edhe faktin se kjo makinë e ka kryer ciklin e saj, mund të jetë më e ekonomike ta zëvendësosh me një Euro 4.
Hajd se ka leke ky popull. Ka rrit rrogat Rama me 2 mije leke blini ferrari.
na hengshi kokren e mutit
Qytetari shqiptar nuk I ka mundesite,qe te blej makine ne cdo 15 vjet !
Deputetet qe kane nga 3 mandate, I kane nderuar automjetet e Parlamentit,duke blere autovetura te reja me leket e popullit.
Ky ligj eshte I parakoheshem per shtresen e mesme te shqiptareve.
Shqipetaret e thjeshte arrijne te blejne nje makine deri ne 5 mije EU. Per cfare e kane fjalen kta qe bejne kto ligje absurde nje makine EU 4 ose 5 nuk e blen dot nje qytetar i thjesht.
Bravo Ministria e Leshit te Mjedisit!!!!
Po mir ore Gjytyrymer, pse gazet e djegjes se makines jan ndotesit kryesor te mjedisit ne Shqiperi????!!!
Ne masen 75%, ne mos me teper, ndotja shkaktohet nga grimcat inerte, pluhrat qe ngrihen cdo sekond ne ajer, per shkak te rrugeve te shkaterruara, rrugeve te pandertuara, rrugeve te pamirmbajtura…….
Tani, ministria e mjedisit, ne bashkepunim me ate te transporteve, ne vend te ndertojne rruge sipas Standardeve te BE(se leket i paguajme si per rruge te BE), dhe ti mirmbajne ato, gjejne si zgjidhje te futin makina te reja ne treg nga koncesionaret e Lesh e Lise….
Perfundimi eshte i thjeshte; Shqiptaret duhet te blejne makina te reja, te rrisin fitimet e koncesionarve, per ti perdorur ne rruget “pa rruge” te ketij vendit ton te mallkuar…..
Dhe nuk u skuqet fare surrati, ketyre mostrave, kur permendin Standarde te BE, duke harrua qe karburantet qe shiten ketu nuk plotesojne asnje parameter te standardeve te BE….
Po per cilesine e karburantit kur do te flasi ky lloj ministri
Kjo eshte nje idiotesi dhe nje vjedhje qe behet.
E para, shqiptaret nuk mund te blejne makina te 2010 sikur jane duke blere laker sepse nuk i kane kushtet dhe ne gjithe boten makinat shiten me kredi, kurse ne shqiperi per nje kredi duhet te hysh mik qe te marresh 5 mije euro.
E dyta eshte qe makinat mund te jene te vjetra, por cilesia e karburantit ne shqiperi kontrollohet me pak se mosha e te rinjeve qe shkojne ne klube nate dhe behen tape qe 14 vjec (dmth fare). Ne gjithe boten ka makina edhe te viteve 80 qe jane mirembajtur ose jo, por nuk jane ndaluar nga ligji, por mesa duket, si zakonisht, kur nuk i bie dot gomarit, i bie samarit dhe ne vend qe te gjobisin karburantet per cmime pa lidhje dhe cilesi mizerje, me mire heqim makinat
Une kam makine te 2005 eshte ne gjendje te mire nuk kam ndermend ta shese,derisa kalon testin cdo vite pse duhet shteti te me ndaloje te perdore makinen time.
Dikush don te shesi marmitat katalitike dhe te ndaje leket me dike nga MM(ministria e mutit)
Hani mut
Qeras qeveria!
Ne ketej nga Europa nuk kemi problem se cilit vit eshte makina, por problemi qe ndron se tek kontrolli teknik vjetor eshte teper rigoroz ne kontrollin e automjetit,ne kontrollin e gazrave,ne paraqitjen e mjetit etj, mbasi ka shume automjete qe jane brenda afatit vjetor qe pretendohet,por jane teper te konsumuara e me kilometrazh shum me teper se makinat e vjetra. Pastaj tjetra eshte qe ka automjete,vetura por e kamione shum te vjetra (veterane),qe zakonisht perdoren muajt e veres,sigurisht brenda parametrave teknik,te perjashtuara nga taksat, por kur nxiren ne qarkullim u pritet siguracion per periudhen qe qarkullon. A eshte parashikuar ky ligji ne te gjitha drejtimet? apo hajde se eshte me thjeshte hiq te vjeter dhe te maresh te ren, se keshtu dua une qe bej ligjin. Sigurisht qe kushtet teknike duhet te plotesohen, por jo me abuzime.