Danil GAZULLI dhe Fritz RADOVANI *)
23 TETOR 1870 – 30 DHJETOR 1940
Në çdo fushë ku veproi At Fishta, tregoi se ishte gjeniu i pakrahasueshëm, prandaj edhe mundi t’u dilte mbanë sa ndërmarrjeve nga ma të vështirat: prej artit, tek publiçistika, prej gjuhësisë, tek arkitektura, prej arësimit tek muzika, prej humorit tek politika…
Tashma në qytetin e lashtë të kontrasteve të thella, nga dita në ditë konturohej figura shumëplanëshe e fratit 30-vjeçar. Qysh në penelatat e para u duk qartë se veprat e Tij nuk do të ishin përvijime të lëmueta e aq ma pak laramanime orientale, por gjithçka do të ishte e ashpër, diçka dritë hije rembrandiane me tone të forta. Gëte dhe Manxoni, Shën Françesku dhe Da Vinçi, e kishin po fisniknue fytyrën e fratit të ri, por landa mbet ajo që ishte: Shkamb i gjallë hedhë prej vullkanit fuqishëm e të pashuem të shpirtit Shqiptar. Ishin nevojat historike të Atdheut që i diktuen At Fishtës drejtimin e gjithë veprimtarisë së Tij artistike, pedagogjike, publiçistike ashtu edhe në impenjimin e Tij politik.
Lahuta ka në themele shkambij ciklopikë, në dukje pak të pagdhenun, herë-herë arkaikë, por aq të harmonishëm e të natyrëshem, sa të duket se nuk patën nevojë për daltë, por arkitekti e hartoi drejtpërdrejt në masivet e Alpeve, sa të papërsëritshme, aq edhe brilante.
I gjithë universi intelektual i At Fishtës ka pasë si yll polar interesat e Atdheut dhe vetëm interesat e Atdheut, pse në shpirtin e Tij ideja Atdhe ishte ba ideal suprem.
“Petrarka, thotë Ai, …fshan e kjan bihude ndër kangë përnjimend të mrekullueshme, por për Italinë, pak e aspak, megjithëse do të kishte për çka me kja.”
Ja pra, pse At Fishta nuk zgjodhi vargun e lëmuet, po ate të ashprin, vargun e lahutës, që ata të shkonin drejtpërdrejt në zemrat e atdhetarëve të etun për liri e t’i ndezte flakë me guxim për luftën e këputjes së prangave shekullore, për luften për dije e përparim kombëtar. Kanga e Tij asht një britmë deri në dëshprim, e sa e sa Herojëve që nisen në luftë u thotë:
S’ kan shka bajn? Po a thue të desin?
T’desin pra, nuk kan shka presin!
P’r ‘i grusht eshtna, pashi Zotin,
t’mos korisim Gjergj Kastriotin,
t’mos korisim na sot Hotin…
E ban këte, jo për mëni ndaj sllavëve, por, sepse, siç e ka thanë në një intervistë, po të ndodhte e të rihumbëte lirinë Shqipnia, “kishin me plasë dhime sa janë bjeshkët tona.”
Si mund të quhet shovenist Poeti i një kombi 12 shekuj nën robni sllave e osmane pse lëshon anatemën ndaj arijëve të bardhë të ardhun prej stepave ruse e që ende guxojnë e na e quejnë sot e kësaj dite Kosovën Martire Serbi e vjetër?!…
Atyne po, u thotë:
T’i mësojnë fëmijtë mbas sotit
mos t’ lakmojnë tokës s’ Kastriotit,
se u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!
At Fishta nuk ngurron t’ i lëshojë namen as Europës në London, në Versajë, pse e la këte dhé të coptuem, prandaj:
Me gjith këta, por larg nuk shkon
e me i vra ka rr’feja e Zotit
t’ shtat mbledhë si janë n’London.
Gjuha e Tij asht thellësisht popullore, pse ishte i vetëdijshëm se po shkruente një vepër që do të ishte universitet atdhetarie për Malet tona ku mungonin edhe shkollat fillore, sa me shumë vend thotë Profesor Zekiria Cana: “Shqiptarët në Jugosllavi, duke mësuar përmendsh “Lahuten e Malcisë”, përvetësuen arësimin kombëtar, kur ky mungonte.”
Por që të gjykosh Lahuten, duhet të rijetosh historinë me dhimbje, siç e jetoi Poeti.
Në këto rrethana, aty nga viti 1904, zu e lëshoi akordet e para Lahuta e Tij ngjethëse, tue u ngjeshë për parzem të malësorit.
At Fishta vetë ishte një shembull i shkëlqyeshëm i mbylljes së tragjedisë së gjakmarrjes, një vepër e pandërpreme e Françeskanëve Shqiptarë, sa kur i vranë të vëllanë, Çupin, jo vetëm e fali vrasësin, po edhe lëshoi thirrjen:
Ndalnju, burra! Ku veni!
Pashi Zotin, lëshoni hutat,
se mjaft gjak asht derdhë!…
Në prag të ditës së madhe të 28 Nandorit Ai tashma naltohej si lis vigan me rrajë thellë në truellin arbnor e degë që piqeshin me bjeshkët. Penës së Tij, veç kangëve të para të Lahutës, i përkisnin sa vepra të tjera, ato “Pika vese” që dridheshin mbi petale, “Anzat”, vepër satirike e pashoqe deri më sot në letërsinë shqipe, bash ato anza të lëshueme rrugëve të Shkodrës e të mbarë Shqipnisë, ku tue përqeshë me humorin e hollë shkodranë, here tue thumbue keq e jo rrallë tue fishkullue pa mëshirë. Penës së Tij i përkisnin veprat e para dramatike, origjinale, të përshtatuna a të përkthyeme, ndër të cilat “Shqiptari i qytetnuem”, vu në skenë prej Atij vetë më 1909, sidhe plot libra për shkollat tona Shqipe.
Por edhe 28 Nandori la shumë vepra mangut. Përgjysë andërrat, përgjysë shpresat, përgjysë vetë Atdheu e që Ai e vajtoi… me “LOT GJAKU”. E gati si tue lëshue piskamën, porositë:
Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerëzimit:
“Unë këtu sundoj! N’ këtë shkamb mue m’ vuni Zoti,
E këndej nuk luej, pa u shue stina e moti”!?
Fati i vendit do të vazhdonte të ishte i trazuem edhe pothuej për një 10 – vjeçar. Filloi me rrethimin malazez të Shkodrës, e vazhdoi me trazime të pafund deri në Korçë, Gjirokastër e ma përtej…
As në ato ditë të vështira At Fishta nuk u step. Ishte në ballë të luftës për mbrojtjen e Shkodrës prej knjazit të Cetinës, atëherë kur botoi të parën revistë shprese mbrenda Atdheut e që e quejti “Hylli i Dritës”, bashkë me Gurakuqin, Mjedjën, Logorecin, tue themelue “Komisinë letrare”, e në fund të Luftës së Madhe, që trandi botën, po bashkë me Gurakuqin e Bumçin shkuen t’i dilnin zot Atdheut coptuem në Versajën hijerandë. Ai kapërceu edhe Atllantikun, deri në Amerikë, për të shpëtue ç’mund të shpëtohej nga e shumëvuejtuna dhe e nëpërkambuna Shqiptari.
Në proçesverbalin e mbledhjes të Komisisë thuhet: “U vendue me themelue një drejtshkrim sa ma tepër të përbashkët për të dy dialektet”, ishte ai parim mbi të cilin punohej për Bashkim, parim që u shkel me te dy kamët në Kongresin famëkeq të vitit 1972 e që nuk po ndreqet as sot!
Frati me zhgun nuk i la asgja mangut detyrës ndaj Atdheut, Nëse la mangut diku, i la pikërisht detyrës së Tij si “klerik”. Por, do të thotë ndokush, si arrijti atëherë aq nalt edhe në hierarkinë ekleziastike?
…Asht rast i rrallë, ndoshta i vetëm, që pikërisht vepra letrare dhe atdhetaria e ngritën edhe në hierarkinë fetare, që për nevoja të Atdheut i ishte dashtë ta linte shpesh mënjëanë. Sa Shqiptar ishte Ai dhe sa klerik, e shprehin qartë vargjet e maposhtëme, ku, mbasi andërron me çelë një shkollë të naltë në Shkodër, thotë:
Por n’Shqipni pse nji meshtar
Posë se prift do t’jetë Shqiptar,
Shqiptar, po pa dredha.
Unë rektor e profesorë
Sakristan e baçeva
T’gjithë shqiptarë i zgjodha.
Kur lufta mbaroi dhe paqa mirë a keq u vendos, punët sërishmi nuk shkuen dhe aq mbarë. Mehmurët që kishin heqë fesat dhe ishin veshë allafranga, mendonin si të banin zap popullin e jo si ta udhëhiqnin atë. Këta “batalla fytyrë-fudullë, batakçij e me nji lasker kulturë, sa me mzi me shkrue emnin e vet”, si i pikturon me mllef At Fishta, e ndjenin veten ma shumë turq se shqiptarë, të gatshëm të bashkëpunonin me sllavin e me djallin, mjaft qe të përmbushnin nepset e tyne prej lubishë të pangopuna. Shumë kohë ma parë Poeti i kishte jetue këto mënxyra dhe kishte parandje zvarritjen e tyne të lyrosun, sa kishte humbë durimin tue iu drejtue Zotit:
O perendi, a ndjeve?
Tradhëtarët na lan pa Atdhe
e ti rrin e gjuen n’errfe
lisat n’per male kot.
Ishin kohë të turbullta, kur, si thotë Poeti,
“tash qi u ba Shqipnia, duhen ba Shiptarët.”
E për me ba Shqiptarët Ai ishte që:
Në vitin 1913, thëmeloi dhe drejtoi deri sa vdiq revistën “Hylli i Dritës.”
Në vitin 1916, themeloi e drejtoi fletoren “Posta e Shqipnisë.”
Në vitin 1919 asht sekretar i delegacionit Shqiptar në Konferencën e Parisit.
Në vitin 1921 asht zgjedhë deputet i Shkodres në Parlamentin Shqiptar.
Në vitin 1921 asht edhe nënkryetar i Parlamentit tonë.
Në vitin 1930 asht në Athinë anëtar i delegacionit të Konferencës Ndërballkanike.
Në vitin 1931 asht ftue për mbrojtjen e të drejtave të Shqipnisë dhe të Shqiptarëve në disa shtete, ku ka spikatë fjala e Tij, në 1931 në Stamboll dhe 1932 në Bukuresht.
Në vitin 1931 asht ftue në New York me përfaqsuesit e 60 shteteve të Botës ku u zgjodh anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve në Amerikë.
Me 6 qershor 1921, në zgjedhjet e para Parlamentare në historinë e Shqipnisë, Shkodra e dërgon At Fishten përfaqësues të vetin bashkë me miqtë e Tij Gurakuqin e Mjedën dhe Parlamenti e zgjedh Nënkryetar të Kuvendit Kombëtar. Ky polemist i shkelqyeshëm në lamen e gazetarisë, me prodhimtari ma të madhe se çdo gazetar profesionist, do të shfaqej në Parlament si një orator i pashoq, një atdhetar i flaktë në akuzën kundër Serbisë për masakrat mbi vëllaznit kosovarë; por edhe kompetent si ekonomist, gjeolog, pedagog e agronom, jurist e diplomat “sa me pasë nder me e pasë çdo parlament i Europës”, siç shkruente një gazetar i huej që ndiqte punimet.
Me fjalën e Tij të zjarrtë i tregoi mbarë Europës se At Fishta ishte dhe mbetet Tribun i Popullit Shqiptar, që luftoi pa i ba syni vek për të Drejtat e Shqiptarëve për vetvendosje, tue demaskue haptas qellimet e fqinjëve grabitqarë të Tokave tona përrreth, të cilët vepronin dhe mbroheshin nga Fuqitë mëdha.
Polemikës së At Fishtës i jep shpirt satira, me ndihmën e së cilës realizoi pikturën estetike të së keqes. Ai godet me forcë të gjitha llojet e devijimeve morale, sidomos ato të zyrtarëve ma të naltë. Këte luftë e ban me guxim, pa pyetë se me cilin binte në kontraditë. Prandaj edhe asht quejtë mbreti i polemikës Shqiptare. Nuk trajtoi në to asnjëherë çashtje vetjake, pse si synim i polemikës së Tij të ashpër ishte lufta kundër pseodoatdhetarëve “me barkun kodër” dhe “xhepat e frymë”…
“Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizmin e shtetit civil nji njeri malok, matrahul, qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore e qi djerset kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shpijak e edukata familjare, qi shumëkend ndër ta e ban krejt të neveritshëm e ekcentrik. Ky babën gjaks, gjyshin katil, stergjyshin mizuer, rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hasëm të kulturës e të gjytetnisë, kah mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e nji kombi ende primitiv? Pse me sundue nji shtet nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakçilleku, rrena, tradhëtija; duhet nder dhe urtì, burrnì: qe se shka duhet. Po, por dija, urtija, ndera, burrnija u nxejshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë, e jo ndër kafeshantana t’Europës e mejhane paçaxhihane të Tiranës, tuj luejtë “tavell” e “bigjoz” e tuj pi “mastikë”.
Një portret i përkryem i “udhëheqësit” tonë të ardhshëm…
Punue nga bashkautorët Danil GAZULLI dhe Fritz RADOVANI.
Melbourne, Dhjetor 2016.
FATALE eshte se ,token ku linden Kastrioti,Fishta,Migjeni,Tereza etj e zaptuan fara e keqe sunite[muslimon brodhers]qe qelbin Shqiperine sot ne cdo cep te saj………jane pikerisht ata te cilet i Madhi Fishta i percakton si te pa pershtatshem per politiken e nje shteti te mirefillte,ai citon:”…..baben gjax,gjyshin katil,stergjyshin mizuer[sulltan],rrite me katila[mes turqish],gjaxore[jenicere],batackinje,lyrashe,antiqytetare[kujtoni kulturen turkoshake qe mbartin edhe sot shume muslims],rrena,tradhtija[gjithe tradhtaret ishin muslims]……..etj,etj,kjo eshte figura e nje suniti edhe sot me 2017 ne Shqiperi.
Pra,shume rreale keto thene prej te Madhit Fishta edhe pse 100vjt me pare…………..me keta sunite lyrashe,bixhozxhinje,pijanece,kurvare,antishqiptare e antievropiane[gyleniste e doganiste] nuk ka per tu bere kurre Shqiperia!
Naim Frasheri :
Gjuha jone sa e mire
sa e embel sa e dlire…
O malet e Shqiperise
dhe ju o lisat e gjate…
Ore ti “askush” PISOGLENDI,shko laj bythen mor psikopat se ke pune ne darke ?
Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hulli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spihunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë iFishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.
Vdekje fashizmit dhe kaboracionisteve te ndyre!
Doni vertet te lexoni nje POET !? Ky eshte POET KOMBETAR e jo Fishtat e fashizmit dhe te tiranise fetare!
Lexoni dhe zgjuarsohuni!
Migjeni :
Na Te Birte e Shekulli te Ri
Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue…
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot –
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S’duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore –
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem’ me ra fli.
Recital’ Malsorit
0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë – lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht – dhe në heshtje qesh.
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.
Zgjimi
0 vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!
0 vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!
Të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranë
dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…
0 vullnete të ndrydhura!
0 vullnete të shtypuna!
Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,
me hove viganash, dëshirash flatruese,
turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni
– ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,
që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,
ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.
0 vullnete të ndrydhuna!
0 vullnete të shtypuna!
Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,
i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise –
a dijë se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetve
Poema E Mjerimit
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.
e mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.
mjerimi tërbohet n’dashuni epshore.
nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.
mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
shpërblim qesharak! për qindenjë afsh
në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.
mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s’ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë,
mund që t’len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem –
thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.
dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
e gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh,
që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt!
mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.
mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
NJe GJigand qe cdolloj propagande kunder tij ska asnje vlere.
Gjigant i kolaboracionizmit ?
undefined
“Hylli i Dritës” korrik-shtator, viti i XVI.
GJERGJ FISHTA
“Një epokë historike e re që hapet në varrimin e një tjetre, e cila mbas njëqind
e ma vjetëve lëvizjesh shqetësuese mbi kontinentin evropian, sod fiket, meket,
mbaron. Të himt e Italisë në luftë, të himt e ushtrisë gjermane në Paris iu
dhan shkjelmin demokracive, idetë e revolucionit francez u zhgulën, hin në
të kaluemen, hinë në shtillin e pamasë të historisë qi kje….epokë e re
‘qi jep shkjelmin demokracive, ideve të revolucionit francez’, përkundër
saj nji botë e re shifet kah ngrihet, që i sjell syt kah dy persona-zheni qi
kan sod fatin e popujve në dorë: kah Musolini e Hitleri…Ndër katërmblëdhjetë
vjetët e Mbretnisë së Vet, Viktor Emanueli i zbuloi botës personalitetin e
vet dynamik, në të cillin paraqiten të bashkërendueme në nji harmoni të bindshme
të gjitha virtytet tradicionale të shpis së Savojës: vëlera ushtarake, forca e
urtija n’urdhnim, njoftimi i hapët e i kthjellët i drejtësisë romake i lidhur
me një kulturë enciklopedike”…Por Viktor Emanuli nuk ashtë edhe mbreti ynë.
Ashtë prindi ynë…Mbreti që patëm qe kasap, qe vampir, …Ndërsa Mbreti ynë i
sodshëm, si prind i vërtetë, i dha, nuk i muer gja Shqypnisë. I fali emnin
e vet.”
Gazeta Tomori,shtator 1940 :
Gjergj Fishta : …terror ndaj popullit te pabindun qe i bashkohet Luftes Antifashiste…
Po mire ja beri shkrime duke levduar pushtuesin por mjafton kjo qe ta quajme tradhtar?cfare duhet te themi sot ne mbi Ramen kur vendosi me 1 prill bashkepunimin me ate qe ishte ne video me ze e me figure?ta quajme tradhetar?dhe te mos harrojme qe ne sot kemi gjithe keto media ne dispozicjon.Ku ti dime ne qellimet e Fishtes para 80 vjeteve me shkrimet qe ka bere tek Hylli i Drites?perse te mos themi qe mund te ishte strategji e tij e kohes dhe jo tradhti?nje njeri qe ne poezite e tij para 100 vjetesh parashikon qe Mali i zi nuk do jete me me Serbine cfrae mund ti themi kesaj?Fishta mbetet i madh.
Sa klase shkolle ke mor DERDIMEN ?
Gjergj Fishta ,ashtu si Isuf Myzyri e degdisin kulturën shqiptare në mesjetë edhe pse jetonin disa shekuj pas Verdit, Wagnerit, Moxartit, Shekspirit, Bajronit. Nëse vazhdojmë e gjykojmë me parametra fetarë, krahinoristë, klanesh, fisesh dhe zhdukim gjykimin e analistëve të kulturës, duke i zëvendësuar me intelektualë të sajuar nga partitë politike dhe institucionet fetare, atëherë kemi për të ngelur përjetësisht një komb inferor, viktimë e injorancës së vet, të cilës i bindet, shërben dhe veneron.
Shkrim dava Fricash. Harxhon kohen robi duke lexuar gomarlliqet e ketij. Dhe Gazeta Tema tregon c’nivel baltine ka arritur, duke botuar artikuj Fricash.
I njejti muhabet si me grekofilët, turkoshakët dhe puthadorët e Vatikanit! Flasin dhe përgjërohen për atdhe dhe i shërbejnë dorës që puthin.
Migjeni pafundesisht dhe perjetesisht!!!!!!!!!
Pas rilimdasve e katapultoi thuajse i vetem letersine shqiptare drejt humanizmit europian.
Feudalizmi kulturor i Fishtes, prodhon sot e kesaj dite injorance.