Kjo video tregon një seancë stërvitore të forcave speciale të ushtrisë iraniane, teksa tregojnë forcën në përpjekjet për të thyer një vazo.
Problemi është se e vetmja që e përfundoi stërvitjen me sukses, është vetë vazoja.
Trupat iraniane shihen teksa godasin vazhdimisht vazon, pa ia dalë dot mbanë ta thyjenë, e për më tepër, nën vëzhgimin e disa drejtuesve të lartë ushtarakë.
Në fakt, nëse në të ardhmen perëndimi do të ketë probleme për të negiocuar marrëveshjet nukleare me Iranin, ndoshta mjafton ta kërcënojë me vazo të tilla.