Rama dëshmon në Komisionin Hetimor për CEZ

29 Dhjetor 2016, 10:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dëshmuar sot, për marrëveshjen me konsensus të arritur me CEz.

Rama ka thënë gjatë fjalës së tij, se kjo marrëveshje ka qenë e imponuar, pasi Berisha e kishte përzënë me dhunë këtë kompani dhe në Arbitrazh ishte e sigurtë që Shqipëria do të humbiste çështjen dhe do të paguante një gjobë të majme.

Pyetjet dhe pergjigjet

Spaho: A është e vërtetë që marreveshja për zgjidhje me pajtim ishte paravendosur?

Rama: Jo

Nderhyrje: Bëni edhe gjyqtarin edhe prokurorin edhe avokatin, mos beni komente, seanca eshte pyetje pergjigje..

Braho: Rama u përgjigj jo, unë do i paraqes disa dokumente që nuk përputhen me përgjigjen e tij.  Jeni dakort?

Rama: Jam shumë dakort

Braho: Keni deklaruar se marrëveshja është miratuar në qershor. Mua më rezulton midis 10 janarit dhe 7 shkurtit kur jan dy takimet e negocimit në Vjenë. Gjiknuri në prokurori ka thënë ….

Rama: S’kam asgjë për të shtuar, e konfirmoj plotësisht atë që ka deklaruar këtu zoti Gjiknuri

Braho: Pra zgjidhja e marrëveshjes është bërë pas takimit të parë si rrjedhojë e bisedimeve…

Rama: Këtë e thoni ju, unë them atë që mbështes zotin Gjiknuri këtu. Edhe një herë tjetër ju konfirmoj atë që ministri Gjiknuri ka referuar nga fillimi deri në fund.

Braho: Pra qe pas takimit te pare keni marre vendimin ti jepni CEZ 100 milion euro.

Rama: Une e kuptoj pyetjen tuaj dhe prandaj pergjigja ime eshte kjo, per shkak se s’dua te dalim nga konteksti duke cituar pjeserisht nje proces qe ka fillim dhe ne fund…si lexohen nga A te Zh ato qe thuhen, ju i lexoni ne menyren tuaj, une i lexoj ne menyren time…por s’do ma merrni dot pergjjgjen qe kerkoni se nuk e konfirmoj dot nxjerrjen nga konteksti te nje fraze qe ka fillim e fund.

Braho: Dua te konfirmoni cfare keni biseduar me ministrin e Energjise, ai ne takimin e pare ne Vjene ka paraqitur pretendimet e shtetit shqiptar qe jane te njejta me pretendimet e qeverise se meparshme dhe me pas kur ka ardhur ne Tirane, ne konsultimet qe ka pasur me ju keni marre vendimin qe ti jepni 100 milion euro.

Rama: Kjo eshte ajo qe thoni ju

Braho: Jo mund tua ve ne dispozicion deklarimet, nese ka genjyer ministri eshte ceshtje e tij.

Rama: Ju falenderoj per sqarimin e gjate pergjigja ime eshte ajo qe dhashe, konfirmoj ate qe ka thene ketu ministri Gjiknuri. …Kemi pikepamje te ndryshme ne jete.

Braho: Ligjet jane te njejta

Rama: Avokatë te ndryshem dhe gjyqtare te ndryshem ne baze te ligjeve te njejta japin vendime te ndryshme, ajo qe une di eshte kjo qe une thashe, nese do nxirrni konkluzione ne baze te opinionit tuaj keni te drejte ta beni por do humbim kohe se mesa shoh ka shume pyetje per te bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje