"Vetting"-u/ Gjykata Kushtetuese po shkel ligjin e saj që ka hyrë në fuqi para disa javësh

29 Dhjetor 2016, 20:28Politika TEMA
"Vetting"-u/ Gjykata Kushtetuese po shkel ligjin e saj që ka

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë vetes edhe një javë kohë për të publikuar të plotë argumentat dhe interpretimin përkatës të vendimit që rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për anti-kushtetueshmërinë e ligjit të Vettingut.

Mbledhja e së enjtes e gjyqtarëve, që zgjati rreth dy orë, miratoi në parim draftin e vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, por miratimi përfundimtar u shty më datë 5 janar, për shkak se u kërkua kohë për sqarimin e dy çështjeve.

Me kete akt Gjykata Kushtetuese po shkel ligjin e saj qe ka hyre ne fuqi para disa javesh. Në nenin 72, pika 6 te ligjit qe detyron GJK pas shpalljes se dispozitivit te arsyetoj te plote vendimin brenda 5 diteve.

Dispozitivi per vetingun e kane shpallur ne dt 22 dhjetor dhe as sot qe jane mbledhur nuk e kane shpallur vendimin e arsyetuar, por e kane shtyre per daten 5 Janar. Kesaj i thone “shtyje ta shtymë”.

Ligji detyron GJK qe vendimin e arsyetuar brenda 5 diteve ta shpall me qellim hyrjen ne fuqi.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese mund të ketë një interpretim të pafavorshëm për ligjin vetëm për dy pikat që janë akoma pezull.

Ato kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve që kontrollojnë figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe me dorëzimin e 3 deklaratave për pasurinë, figurën dhe vetëvlerësimin pas ngritjes së institucioneve të vettingut.

Ne do te duhet te presim derisa gjyqtaret te arsyetojne vendimin, nderkohe qe neni 72/6 vendos nje afat prekluziv 5 ditor qe nuk mund te shtyhet.

2 komente në ““Vetting”-u/ Gjykata Kushtetuese po shkel ligjin e saj që ka hyrë në fuqi para disa javësh”

  1. DRINI says:

    Kjo qe ndodh ne vendin tone eshte e njohur nga gjithe organizmat nderkombetare, sepse ajo nuk mund te quhet gjukate kushtetuse,por nji “bande me kriminele”te cilet mundohen ta shtyjne te mos e nxjerrin deri ne muain Mars dhe pastaj do thone :”se ai eshte I pavlefshem,pra nuk kane per ta njohur kurre drejtesine ne ate vend te mallkuar ,sepse udhehiqet nga kriminelet Sali Berisha,Lulezim Basha ,Ilir Meta Bujar ,Bujar nishani,Adriatik DHalla,e com.Kete gje le tjua shperbleje “SOVRANI”me qershor te vitit 2017.

  2. Regi says:

    Fole sakte…jane njerez pa personalitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje