Heqja e mandateve/ Rroshi i vetmi që hesht: Çfarë ndodh tani

29 Dhjetor 2016, 16:33Politika TEMA

Elvis Rroshi nuk ka bërë asnjë deklaratë publike prej afro dy javësh kur Prokuroria i kërkoi KQZ ti heqë mandatin atij dhe dy deputetëve të parlamenetit. Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami e kanë mbrojtur veten, Rroshi nuk shfaqet më në publik. Në emër të tij ka folur avokati Sollaku para dy ditësh në KQZ si dhe një javë më parë në studion e Opinion.

Sot kur KQZ vendosi përfundimisht ndërprerjen e mandatit, dy deputetët Selami dhe Tahiri thanë se do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e KQZ-së. Ndërsa nga Rroshi apo avokati i tij nuk ka ende asnjë deklaratë.

Ligji parashikon që vendimi i KQZ-së ti shkojë Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për dy deputetët si dhe Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Elvis Rroshit. Më tej ata kanë të drejtën të bëjnë ankimimin në gjykatë, shkruan Opinion.al

Përsa i përket zëvendësimeve, në listat e LSI-së, në qarkun e Vlorës ku Selami doli fitues, pas tij është Flamur Çelaj. Aktualisht Celaj mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil. Ai  mund ia leshoje vendin Katina Gogës, e cila është e 3-ta në listën e kandidateve per deputetë të LSI në Qarkun e Vlorës, për shkak se ligji parashikon më shumë përparësi për gjininë femërore.

Në listat e PDIU pas Dashamir Tahirit është Edmond Zejno. Praktikisht me largimin e Tahirit shkon një votë më shumë për mazhorancën pasi Tahiri u zgjodh nga PDIU por tani është me PD, ndërsa forca e tij politike ka kaluar me mazhorancën, raporton Opinion.

Ndërsa për Bashkinë e Kavajës është Kryeministri Edi Rama ai që do të vendosë. Nëse Rama firmos për shkarkimin e Elvis Rroshit, atëherë Presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme në këtë bashki.

Kujtojmë se për vitin 2016 janë bërë zgjedhje të parakohshme në Dibër dhe Kolonjë. Për rastin e Dibrës, Rama e lëshoi firmën menjëherë për shkarkimin e Shukri Xhelilit që u kap duke kërkuar favore seksuale. Ai ndodhet ende në burg, ndërsa zgjedhjet i fitoi sërish socialisti Muharrem Rama. Ndërsa në Kolonjë zgjedhjet u zhvilluan për shkak të fatkeqësisë, pasi kryetari Arben Malo ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme. Edhe në këtë bashki zgjedhjet i fituan sërish të majtët.

1 komente në “Heqja e mandateve/ Rroshi i vetmi që hesht: Çfarë ndodh tani”

  1. pulici me matarr says:

    ca roshi … kush e pjerdh roshin….ku jane mega-kriminelet salehu i pari duhet var per koqesh qe te nxjerri se ku i ka mcef leket e albanistanit

    ca na nxjerr kto bythpalam rosh selam and co…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje