Nuk është shfaqur në publik i irrituar deputeti i LSI pas heqjes së mandatit të deputetit nga ana e KQZ, por tepër i vendosur për t’i shkuar deri në fund asaj që ai e quan e drejtë e tij.
Pasi KQZ i hoqi mandatin e deputetit, Shkëlqim Selami është shprehur se do të zbatojë vendimin por thekson se do ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në të gjitha institucionet ku i jepet e drejta.
Ai nënvizon se nuk është dënuar asnjëherë.
“Do zbatoj vendimin, nuk e paragjykoj por do e ankimoj në Kushtetuese dhe në të gjitha institucionet ku me jepet e drejta ta bëj këtë sepse në realitet nuk jam dënuar asnjë ditë”
KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë për të shpallur pavlefshmërin e mandatit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, dhe deputetëve Shkëlqzim Selami dhe Dashamir Tahiri, për shkak se fshehën të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.
Iku plehra. Hajduti i ikonave cim sallami