KQZ i heq mandatin Elvis Roshit, Selamit dhe Tahirit

29 Dhjetor 2016, 14:03Politika TEMA

Dy deputetëve të parlamentit të Shqipërisë u hiqet mandati pasi nuk kanë deklaruar dënimet që kanë marrë jashtë vendit.

Ata janë Dashamir Tahiri i zgjedhur i PDU dhe pjesë e PD si dhe Shkëlqim Selami i LSI-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi unanimisht për heqjen e mandatit të Selamit.

Ndërsa për Dashamir Tahirin votuan kundër 3 anëtarë të KQZ.

Po ashtu KQZ vendosi që me votë unanime t\i heqë mandatin edhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi i zgjedhur i PS-së.

Edhe për Rroshin vota ishte unanime në KQZ.

Ne diskutimin per secilin nga emrat, Vera Shtjefni tha se jane te gjitha kushtet qe Elvis Roshit, kryetar i Bashkise se Kavajes, duhet ti hiqet mandati.

Te njejtin qendrim te propozuarit e PD­-se mbajten edhe per Shkelqim Selamin.

Ndersa per rastin e Dashamir Tahirit, Hysen Osmani, nenkryetari i opozites ne KQZ, tha se atij duhet ti llogaritet koha kur eshte dhene vendimi dhe te mos i hiqet mandati.

Pas ketij qendrimi, kryetari i KQZ-­se, Denar Biba i ironizoi tre perfaqesuesit e se djathtes duke thene ‘ketu jane ca te nenes dhe ca te njerkes’.

Reagon ambasada amerikane

Pas lajmit të heqjes së mandateve të Elvis Roshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit, ka reaguar ambasada amerikane.

Ajo thotë se e mirëpret këtë vendim.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”, thuhet në reagim.

9 komente në “KQZ i heq mandatin Elvis Roshit, Selamit dhe Tahirit”

  1. Qifi says:

    Ne esfel shkofshi e vdekshi ishalla me çfare te keni. ☝️

    1. u dhim tu qesh says:

      Uhahahaaaaaaaaaaa njerit i hiqet mandati se kishte patente fallco,tjetrit se u mbajt ne burg derisa u zbulua se ishte i pafajshem,ndersa tjetrit se kishte ndryshuar emrin per shkak dokumentesh emigracioni dhe “tentative” perdhunimi! A ju dhjefsha ne tru! Po pse keta jane “kriminelet”!? Po e di gjithe populli se kush vrau dhe vodhi keta 25 vjet o karagjoza ? ? ?

  2. Ekzekutusi says:

    te Shume “Nderuar” ju te Komitetit te te…zgjebosurve…nje Pyetje :PSE NUK I HIQNI MANDATIN Sali Berishovicit Kriminelit…dhe Gjithe Langove dhe Spiuneve Serbe..si Flamur Noka..por na e Filluat nga nje ish Refugjate???
    nUK ME iNTERESON SE C´FARE KA BERE Z.Roshi ne Itali apo Gjermani…per ate qe ka bere e ka Shlyer…ne KEMI KRIMINEL DHE HAJDUTE QE POna Qeverisin duke SHITUR TERRITORE TE REP:SE BANANEVE SHQIPETARE…Shitja e Detit eshte Tradheti…aaa..”Harrova” ne “Demokraci” nuk ka Tradhetare..ka vetem DEMOKRATE….???Turpe….dhe faqja e zeze..por a kane Turpe Marjonetat e Berioshes…???

    1. @Ekzekutuesi says:

      E kane lene per ne fund qe ti heqin qafe te tre Berishen, Ramen dhe Meten.

  3. luku says:

    Fushata nis nga me te vegjlit z,ekzekutus…

  4. Prenga says:

    Ketij xhuxhit e perdhunuesit te kavajes mire ja bene. Pon ka plot se ka futur palla i gjate me tonelata kriminela ne parlament.

  5. ZZZZZ............. says:

    PRESIM PESHQIT E MEDHENJ……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Bushi says:

    Edhe ne kete raste e tregoi vehten pd-ke se sa te keq dhe te padrejte jane.Tre anetaret e KQZ te pd-ke votuan pro per heqjen e Roshit dhe Selamit,kurse per Tahirin kundra heqjes se mandatit.Kjo tregon se pd-ke nuk e harron zakonin e keq te saj per padrejtesit.Sa e sa padrejtesi ka bere Sali Berisha me partin e tij kur ishte ne krye te shtetit? Ai tallej me voten e popullit.DUKE VENE GJITHE PUSHTETIN E TIJ,VIDHTE HAPUR VOTAT E POPULLIT,TE PS-TE DHE ME ANE TE RRUGACIT Arben Ristani,JA JEPTE FITOREN PD-KE.KURRE MOS E BEFTE ZOTI TE VIJE PD-ke NE PUSHTET SE DO T’A DJEGIN FARE SHQIPERINE.

  7. Ledion says:

    Ky Roshi çfare katnari. Tamam kavajs. Tamam xhepist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje