Pas lajmit të heqjes së mandateve të Elvis Roshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit, ka reaguar ambasada amerikane.
Ajo thotë se e mirëpret këtë vendim.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”, thuhet në reagim.
Faleminderit z. Ambasador Lu. Fale teje po pastrohemi nga horrat dhe kriminelat qe per 25 vjet kane bere c`kane dashur dhe tani u erdhi ora. Do te deshiroja shume qe vettingu te behej per cdo zyrtare shteti, si edhe per cdo biznesmen. Shikoni pak rektoret e Unversiteteve, kane nga 3-4 hyrje, kane miljona ne banka.
Faleminderit z. Lu