U hiqet mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson Selamin dhe Tahirin

29 Dhjetor 2016, 15:06Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të pavlefshëm mandatin e deputetit Shkëlqim Selami, i dalë nga listat e LSI dhe të Dashamir Tahirit, i dalë nga listat e PDIU.

Sipas procedurave ligjore, dy deputetët do të zëvendësohen nga emrat që vijnë në radhë nga listat partiake.

Në listat e LSI-së, në qarkun e Vlorës ku Selami doli fitues, pas tij rezulton të jetë Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Por, Çelaj mund të leshoje vendin Katina Gogas, e cila është e 3-ta në listën e kandidateve per deputetë të LSI në Qarkun e Vlorës, për shkak se ligji parashikon më shumë përparësi për gjininë femërore.

Ndersa, deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur në Qarkun e Vlorës nga listat e PDIU, do ti lërë mandatin e deputetit Edmond Zejnos.

Do të jetë Kuvendi i Shqipërisë që do të përcaktojë edhe zëvendësuesit e deputetëve  Tahiri dhe Selami, të cilët nuk deklaruan të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.

Megjithatë, 2 deputetët mund të ankimojnë vendimin e KQZ në Gjykatën Administrative, e cila do të vendosë përfundimisht për fatet e mandateve të tyre

4 komente në “U hiqet mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson Selamin dhe Tahirin”

  1. ben says:

    Ky Flamur Celaj eshte nje super hajdut,shikoni cben,jep reklame neper televizione,per autoritetin e aviacionit civil,qe ne qofte se udhetareve i humb bagazhi kane te drejte te demshperblehen,me nje fjale ben reklame qe te vjedhe ca pare..

  2. Or ti shoq says:

    hiqja Lenes dhe veja Prenes

    1. XIXA says:

      OR TI SHOQ SHIKOJ QE NUK JE NE TEREZI C’KE ME PRENEN TI LE TA MBAJE LENA, APO SE PRENEN E KE KUNATEN E KUSHURIRES SE SE GRUAS SE STERNIPIT TE DJALIT TE BAXHANAKUT TE STERGJYSHIT.

  3. Selamiu says:

    O Ben mjafton qe eshte i LSI dhe meret vesh qe e ka brenda hajduterine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje