Vrau babain në Durrës, gjykata e dënon me 35 vite burg

29 Dhjetor 2016, 16:09Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 35 vite burg Arban Djaloshin, i cili më herët gjatë këtij viti kishte pranuar se kishte vrarë të atin. Ai u shpall fajtor për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Po ashtu, Krimet e Rënda dënuan me 3 vite burg edhe Dardhe Djaloshin, të ëmën e Arbanit, e cila u shpall fajtore për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Me 1 vit e 6 muaj burg u dënua edhe më i vogli i familjes Djaloshi, Flavio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje