Policia e Tiranës ka bërë të ditur identitetin e autorit të grabitjes të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se personi që mori një shumë lekësh në një kazino në zonën e “Zogut të Zi” dhe tentoi të grabis një tjetër quhet Ilir leli reth 47 vjeç.
Ai ka qenë me kapuç dhe ka mundur që të grabis xhiron e ditës në një kazino apeks.
Por, pasi ka bërë grabitjen e parë, ai ka tentuar që të grabis edhe një apeks tjetër që ndodhet tek Prokuroria e Tiranës.
Në momentin që ka qenë duke bërë grabitjen, policia ka arrestuar në flagrancë në ambientet e kazinos.
Policia thotë se Leli, ka qenë i armatosur me pistoletë me fishekë në gojë.
Shtrydheni mire, mund te jete e disa here qe ka bere krime te tilla. Ju siguroj se jeta e tij eshte vetem krimi.
Nuk duhet te kete meshire ligji per keto njerez.Edhe neqoftese nuk ka te vrare e plagosur mjafton vuajtja psiqike e njerezve qe perjetojne keto ngjarje nga keta kriminele.