Enos Begolli gjendej prej disa kohësh në Shqipëri. Ai i fshihej drejtësisë së Kosovës që e kishte dënuar me 4 vjet burg me akuzës se kishte qenë luftëtar i ISIS në Siri.
Në Shqipëri ai mbante kontakte me persona të dyshuar si mbështetës të ISIS. Pikërisht nga këto kontakte lapsi.al mësoi se antiterrori ka rënë në gjurmët e tij, në bashkëpunim me partnerët në Kosovë.
Burime të besueshme thanë për lapsi.al se 30 –vjeçari i lindur në Mitrovicë ka komunikuar me disa persona që mbaheshin nën vëzhgim.
Pas identifikimit, ai është ndjekur derisa forcat antiterror në bashkëpunim m e policinë e ndaluan në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Pas ndalimit ai iu dorëzua autoriteteve në Kosovë.
Antiterrrori vazhdon të mbajë nën vëzhgim personat me të cilët ka kontaktuar Begolli. Nuk bëhet e ditur nëse në Shqipëri ai kishte hyrë vetëm për t’iu fshehur drejtësisë së Kosovës apo nëse kishte ndonjë synim tjetër.
trecerekshi leshqen i ISIS [Dervish Malluta] te erdhi fundi…………allah uakbar!