Ne nje leter drejtuar gazetes TemA, Eda Zhiti, nena e Atjon Zhitit vrare dy vjet me pare ne nje aksident tragjik ne prag te Krishtlindjeve, i shkuran te mbiejtuarit te tragjedise ish shokut te djalit te saj, per pergjegejsite qe ai ka dhe per detyrimin per te qene i pergjegjshem per ato qe thote rreth aksidentit, pasi behet nje model i keq per mijera te rinj te tjere.
Nga Eda Zhiti
Serxho Martiniani, u bënë dy vjet nga tragjedia, që na shkaktoi rruga dhe njerëzit e saj. Jam e ëma e Atjon Zhitit, që edhe pse i kam dhënë fjalën se do ta shoqëroj në paqe dhe në shenjtëri shkuarjen e Tij në Qiell, jo gjithmonë ia dal, sado që mundohem tmerrshëm për të mbytur ulërimat e mia të brendshme, që ato të mos dalin jashtë meje…
Po qëllimi im në këtë shkrim nuk është të tregoj për vete, por që të të përgjigjem, kultura e dialogut, na mëson Papa Françesku.
Miqtë në Tiranë na treguan me kujdes se kishe arritur të dilje në ekranin e një televizioni, punë e Klanit, në një emision që… menjëherë mendova se do të kishe diçka me rëndësi për të kumtuar, që lidhet me të vërtetën dhe përgjegjësinë, sepse sepse deri tani nuk kishe ditur të gjeje rrugën njerëzore për të ardhur tek rrëfimi i asaj që duhej dhe tek ata që duhej, te prindërit e Atjonit. E ke detyrë!
Fill pas aksidentit fatal, ti re në koma. Dhe ne në ditën e tretë të tragjedisë tonë, ne, unë me tim shoq, guxuam dhe patëm forca të të shihnim në spital, sepse jemi prindër të Atjonit dhe zëri i tij na prin drejt së mirës e mëshirës. Pas operimeve në Gjermani, kur ti u ktheve dhe po kishe kujtesë, prapë nuk u the gjë prindërve të Atjonit, natyrisht që e ke të vështirë, por e ke detyrë, e përsëris, është më lehtë se vrasja, mund t’u shkruaje… dhe rrëfimi yt s’ka nevojë për dëshmitarë e ndërmjetës, ti, ne, pra dhe prinderit e tu dhe ndëgjegjia. Por bërë të kundërtën, heshtje ndaj nesh, si ende i pa aftë, ndërsa në gjyqin tend, besoj e di që nuk të kemi hedhur ne, por ajo që bëre ti, ndodhte e kundërta: shmangie e zhurmë, zvarritje, ndërrime avokatësh, mungesa të tyre, humbje e qëllimtë kohe, etj, etj, kur tragjedia që shkaktove, kërkon të paktën dinjitet.
Nuk po zgjatem, megjithatë unë vendosa të të dëgjoj ç’i kishe thënë në emisionin e pronarit të Klanit, asaj Magjistarit. Ishte e vështirë të dëgjoheshe… Pas dy ditësh të ndoqa sërisht me zemrën e trupin që dridhej e dridhet, ndërsa shkruaj këto fjalë.
Ti fajëson rrugën, sinjalistikën që mungonte në atë mëngjes dhjetori, bllokun e betonit, etj. Po, duhet të jetë dhe është dhe kështu. Po a e ke pyetur veten, blloku i betonit, i vendosur në rrugë keq e që duhej të ishte plastik, u ngrit vetë kundër teje apo ti shkove drejt tij, verbërisht si i marrë? Ndërkaq askujt para teje dhe pas teje që kaluan aty, nuk i ndodhi ndonjë gjë, vetëm ti u përplase keqas duke I shkaktuar vrasjen atij që kishe marrë pas në motor dhe plagosjen rëndë të vetes. Ekspertët dëshmuan me përgjegjësi se ishe me shpejtësinë 160 km në orë, kur duhej të ishe me 20 km në orë në atë vend. Nuk e di a e mban mend se ç’shpejtësi kishe në të vërtetë, por kishe aq sa duhej për të shkaktuar një aksident me humbje jete të tjetrit. E besojmë që nuk doje, por edhe si “vrasës pa dashje” u shkaktove tragjedinë më të madhe prindërve të atij që në emision thua se e kishe shok të shokëve të tu, që e doje dhe vlerësoje. Ku është dhëmbja dhe pendimi para tij e para vetes dhe botës? Përgjegjësia jote së pari? Duke patur dhe një tjetër në motorr përgjegjësia jote duhej të dyfishohej, kurse ti s’pranon asgjë fare, ia vë fajin rrugës që është pa ndërgjegjegje. Po kështu dhe drejtuesit e emisonit tend.
Ne mundohemi të të kuptojmë. Ndjejmë dhimbje të thellë. Ju mund të thoni se ky ishte fati. Por ne nuk duhet të jemi si fati, kur ai është i mbrashtë, tragjik. Ti a mundohesh të më kuptosh mua, ne? Ti dhe ata të shtëpisë tënde? Mbylle padrejtësisht, tragjikisht një derë…
Në emisionin tënd the, ndër të tjera që për prindërit e atij që vrave, më mirë të mos flisje(?!). Pse? Nga që të erdhën dhe në spital dhe të panë, e përsëris, ty shkaktarin e tragjedisë së tyre? Isha unë me tim shoq, babain e Atjonit. Ta kanë thënë, besoj, kur i hape sytë? Madje të kemi dërguar mesazhe e të kemi pyetur të na thuash, të na tregosh… ti je i fundit që ishe me djalin tonë… e ke për detyrë rrëfimin ndaj nesh së pari… ku po shkonit atë mëngjes dimri dhe pse dhe si ndodhi… në prag të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri… që ti i nxive…
Ju keni dhe një filmim, të kameras para portës kur moret motorrin para lokalit tuaj e vutë kaskat mbi krye, dorashkat… dhe rezultoi që nuk kishit konsumuar akool… në rregull deri këtu… Po pastaj… s’flas dot… e pse nuk na i jepni atë filmim të fundit?…
E tani flet në media për të tjerët, gjykon të tjerët, madje na thanë se ke shkuar dhe në Vlorë te një aksident ndryshe dhe ke folur pa qenë ekspert para gropës së rrugës?
E ke për detyrë të mbash përgjegjësinë që të takon para gropës që hape ti. A di të çosh lule atje ku duhet? Nëse s’ke ditur, hesht dhe prit… mos ua shkel plagët Atjonit dhe prindërve të tij.
Më oshëtijnë veshët nga shprehja jote, kur ke shkatërruar një familje dhe thua publikisht se “po përpiqem të rehabilitohem vetëm pa ndihmën e mamit, sepse mami është shumë e re…”.
Shumë mirë bën që po rehabilitohesh, por përpara se t’i tregosh Klanit se si bën palestër për të rehabilituar trupin, tregoi opinionit çfarë i bën zemrës dhe ndërgjegjes tënde. Dhe mëndjes. Kanë kaluar dy vjet…
Egiozmi nuk duhet nuk duhet lejuar që të jetë vrastar… Ishe ti që ngisje motorin atë natë apo djalli i futur brenda teje? Si do ta nxjerrësh djallin, duke shmangur përgjegjësinë, duke mos u rrëfyer atje ku duhet? Por nuk i shmangesh dot gjykimit në tokë dhe Qiell, ligjeve të shkruara e të pa shkruara, opinionit qytetar jo antikapat, që edhe nëse nuk ka televizor, ka ndërgjegjen, dhimbjen, etikën, të vërtetën, ndjesën, mirëkuptimin, respektin, dashurinë njerëzore edhe në fatkeqësi, etj, etj.
The se kishe shkruar: Mirupafshim, Atjon. Si do të shihesh me atë? Ç’do t’i thuash për tragjedinë dhe veten?
Im bir, moshatar me ty, a nuk ishte shumë i ri për t’u ndërprerë? A s’është krim që u shkëput nga jeta këtu, nga dëshirat e gëzimet, nga projektet dhe ëndrrat, nga universiteti? E ke parë librin e tij, ekspozitën, gazetat që shkruajnë për to edhe tani, ç’shkruajnë miqtë e tij të shumtë nga e gjithë bota, ishte antar dhe i Paralamentit Europian Rinor, donte të studionte dhe të punonte për vendin, për një jetë më të mirë… jepet dhe një çmim ndërkombëtar me Emrin e Tij. Dhe Bashkia e Tiranës i ka dhënë emrin një rruge: “Rruga e Atjonit”, jo ajo ku bëre përplasjen fatale ti. Që jam mamaja e Atjonit, më vjen mirë… Dhe po të them ty, që edhe unë jam shumë e re e ti më dënove të jetoj pa të. Asnjë nënë, asnjë prind nuk e meriton atë që ndodhi prej teje. E ti si do të më përgjigjesh? Çfarë i ke thënë vetes në këto dy vjet mynxyre? Apo do dalin të tjerë që të shkruajnë për ty në fb, që të bëjnë zhurmë e fyerje apo magjistarë të klaneve të pa ndjeshme televizive? Ky është nderimi yt e i atyre për shokun që vrave? Ç’do të bësh me djallin brenda vetes, që e ushqejnë e ta përkëdhelin ata që ke përreth? Dëgjo, nga vrasës pa dashje mund të shndërrohesh që të të ndjejmë ne e i gjithë opinioni, në vrasës të rëndomtë. Zgjidhe rrugën, shikoje mirë sinjalistikën se po rivret… Dhe faji s’është i rrugës, por i atij që i futet kësaj rruge… Isha e detyruar të shkruaja kështu, mes dhimbjes më të thellë dhe indinjatës. Dhe ka plot që thonë se se është më e durueshme të jesh nëna e të vrarit se sa e vrasësit…
Mamaja e Atjonit
si çdo mama, përveç ndonjërës…
Me vjen shume keq kur degjoj qe te rinj ikin perpara kohe nga kjo Bote dhe aq me keq pa bere ndonje faj apo gabim, ose me sakt per faj dhe gabim te te tjereve. Sa e kollajt eshte ne ditet e sotme qe te perjashtosh veten nga faji dhe te refuzosh pergjegjesite, qofte edhe morale, duke ja deleguar fajin objekteve, sendeve e gropave. Nuk jane gropat dhe betonet qe vrasin njerezit, por jane njerezit qe vrasin me papergjegjshmerine e tyre, me fodullekun arrogancen e prepotencen e tyre. Djes paste ai qe shkoi, ngushellim per ata qe e vuajne.
mire moj moter humbja e djalit eshte e thelle dhe e pafund…dhe behet akoma me e dhimbshme kur degjon qe plaga qe nuk eshte mbyllur gervishtet ne menyren me arrogante dhe te irrituese. Jetojme ne nje vend me nje injorance klasike qe eshte ne rritje dita dites dhe banaliteti i njeriut eshte ne paraqitjen e tij me te mire se kurre. Neveria qe te krijohet kur shikon qe nje stacion televiziv mundohet nepermejt nje mjerane te krijoje nje shikueshmeri duke shfrytezuar dhimbjen tuaj.
……
Nuk do ti hiqja asnje presje ketij komenti. TV shqiptare Jane ne ate nivel qe mund ti quash te peshtirosur pa u ndjere keq per vleresimin. Zoti te dhente force te perballosh megjithese e kuptoj qe eshte ne kufijte e te pamundures.
E paska qare zonja.
Kush ka pak mend e ndjenja duhet te kuptoje se zj.Eda Zhiti ,nena e Atjon Zhitit,ne dhimbjen e saj pa limit po jep nje kontribut mbrojtjeje per cdo familje dhe sidomos per ato qe e kane serxho martinianin pjese te shoqerise se femijeve te tyre.
Jam e tronditur.
Ndjej keqardhjen per ngjarjen se jam print vete Letra juaj eshte e drejte dhe e sinqerte sidomos shprehja juaj me mire nene e te vrarit se e vrasesit.
ndermet atyre qe duhet ta lexojene kete , ta lexoje edhe Magjistari
s’po flas pronari i Klanit se ai dihet kush eshte
por magjistari qe eshte qytetare
Per ate qe ka ndodhur me vjene shume keq dhe gjej rastin ti shpreh ngushellimet dhe suportin tim familjes Zhiti, e kuptoje dhe dhimbjen e nenes se tij por gjuha e shprehur ne letren e mesiperme nuk ndihmon per asgje, nuk lehteson dhimbjen, nuk mbron te rinjte e tjere nga aksidente te tilla, eshte thjeshte shprehje dufi si i thone fjales. Djali qe shkaktoje aksidentin eshte vet i paralizuar dhe do te jetoje me ate qe beri perjete dhe te jesh e sigurte z.Zhiti qe nuk do ta kete te lehte sepse ne fund te fundit eshte shkaktari i nje jete te humbur por mos harro dhe nje gje tjeter qe nuk e them une por e kane thene te tjere para meje: Ashtu qe e thene, atje e kishte shkruar zoti. Ju kerkoni qe djali qe shkaktoje aksidentin nuk ju takoje etj etj, mos harroni pozicionin e tij, mos kerkoni qe Ai te mendoje dhe beje ato qe keni bere ju mbas aksidentit ai eshte femija juaj ne moshe dhe nuk mund te mendoje e veproje njelloje si ju, ndersa me nenen e tij e keni tepruar, mos i bini me qafe asaj, eshte e tepert.
Per kete komentuesin me emer Ana. 2 fjale kam per ty; edhe injorante edhe shurrufull.
Bravo emigranti
Po ik o pirdhu Stil. Kur ai birce del dhe ekspozon veten e tij ne publik, dhe kruan nje plage kaq te madhe, cfare ka ngelur me private ketu?
Te lutem, kerkoj dy gjera prej teje: 1. Lexoje dhe kuptoje me drejt znj Zhiti dhe 2. Perpiqu ta shkruash shqipen me sakte.
E ke shume gabim per si komenton….ne leter e vajit te nenes se Ationit kerkohet qe shkaktari te kerkoje falje, kaq…..por ne epoken qe jetojme nuk ka moral te tille dhe ti Ana, tregon se je pjese a kesaj shoqerie te pamoralshme
Ah, moj Zonje! Nuk ju njoh. Per aq sa shkruan e tregon tregojne me se miri, qe i miri Visar ka ditur ke te zgjedhe per bashkeudhetare dhe qe te dy sollet ne jete nje engjell. Por fati eshte ipameshirshem. Behuni te forte! Si puna e personazheve jo humane, qe ju pershkruani me aq delikatese dhe mencuri, per fat te keq ka shume. Por, kjo eshte bota ku jetojme, dhe ate nuk kemi mundesi ta zgjedhim. Edhe nje here, ngushellime dhe force per te perballuar kete tragjedi. Ndoshta Zoti mund t’ua zevendesoje humbjen.
Do te na vinte,miliona here turp te ishim prinderit e ketij VRASESI,packa se nuk donte,por jo pa dashje.per mos tu zgjatur,sh bukur e ka sqaruar komentuesi i pare,shqiptar. Mire qe ky djali kuptohet qe qenka fycke nga mendja,sebashku me prinderit e tije, po kete budallacken magjistari me gjith ate Gomarin e Klanit,ku i shpie mushka? Sinqerisht prekese. Ngushellime familjes Zhiti.
Ka shkruajtur nje nene, djali i se ciles nuk jeton me ,dhe jo per fajin e tij,por per kapricon e shokut te tij. Ka shkruajtur nje nene qe i dhemb shpirti,i qan zemra, e do ti qaje perjete per djalin e saj qe nuk e perqafon dot , nuk e perkedhel dot .Ah more njerez ,po kjo nene e ka te drejten te degjoje dy fjale nga ai qe i mori jeten djalit te saj ,dhe pse pa dashje ,por per nje kaprico…Po si more djale nuk ke mare guximin te shkosh e tu kerkosh falje atyre dy prinderve te Atjonit? Po si more djale nuk ke mare mundimin ti thuash dy fjale asaj nene qe tani jeton ne zbrazdesiren e fatkeqesise qe ja solle ti ,dhe pse pa dashje? Po si more djale te shkon mendja te dalesh ne nje televizion kur s’ke bere gjene me kryesore,s’ke dale para asaj nene e ti kerkosh falje qe djali i saj iku per nje kapricon tende? Do vije dita e do behesh prind edhe ti…uroj te jesh pjekur deri atehere qe te behesh nje prind i mire …por mos harro;Ajo nene pret dy fjale nga ty ,nxito atje dhe mos u hallakat kot neper emisione dhe vende te tjera, laje shpirtin tend perpara nje nene qe te gjesh sadopak paqe .
Mirembrema.
Ngushellime familjes dhe shpirti ju prefte ne paqe Altjonit!
E lexova me shume vemendje si prind (nga ana morale ) dhe si ing ( nga ana profesionale) . Si prind ju jap gjithe te drejten e botes se keni te drejte por si ing ju siguroj se e keni gabim ( besoj te gjithe ing e ndertimit ne Shqiperi) . Te jeni e bindur ju dhe gjithe nenat e Shqiperise se i kane djemte te rrezikuar per jeten ne cdo moment qe jane duke udhetuar qofte me 60 apo 160 km ne ore. Pse nuk ulerini per milionat qe mori firma ndertuese dhe nuk vuri sinjalistiken e duhur? Ju e dini se ne cdo projekt eshte parashikur dhe sinjalistika perkatese ,leket i jepen firmes zbatuese qe ti vendosi ato para dhe gjate kryerjes se punimeve. Pse ARSH nuk beri kontrollin e duhur?
Ju i beni nje pyetje pse ka ecur me 160 km ne ore por nuk pashe nje pyetje firmes zbatuese kujt ja dha leket e sinjalistikes qe ka marre nga ty ,nga une ,nga ky popull?????
Zonje ,ju dhe cdo prind ,vella apo moter ( qe ka humbur nje te aferm ne keto aksidente te cmendura) duhet te ngeje zerin kunder ketyre njerezve te korruptuar qe jane vrasesit e vertete . Te jeni e bindur se do keni shume njerez qe do ju mbeshtetin.
Respekte
I ka prinderit gjalle ky djali ? …Nese vet eshte i ri dhe nuk mundet te mendoje si e nderuara , mamaja e Atjonit, po mamane e keti djali si e ze gjumi kur e ve koken ne jastek ?! Po i jati , eshte normal ? Ah moj zonje…..nuk te ve fjale per asnje germe ….ke gjithe te drejten e botes te klithesh deri sa te degjoje Atjoni lart ne qiell…Dhe ne fund, qetesohu dhe mendo qe ka qene e shkruar, se ndryshe ai deli djale , nuk kishte si te hipte ne ate motorr qe kishte per drejtues shokun e shokeve !
Kjo nene ka te gjithe te drejten qe i jep zoti,te kerkoje kaq pak nga vrasesi i birit te saj!
Ketu nuk behet fjale se ai e vrau me dashje,por shumica e te rinjve qe sot ngasin motorra jane si te droguar!
Motorrat jane bere varreza te shume te rinjve!
Megjithate,Atjoni,si djale i edukuar,i dashur dhe i shoqerueshem,kaq u shperblye nga fati i keq!
Mund te pyese dikush:
-“Nga e njeh ti Atjonin,qe e vlereson kaq shume?
Jo,nuk e njoh aspak,por rasti e solli,qe para 2 muajve degjova nga nje person,babai i nje prej shokeve te Serxhos dhe Atjonit keto fjale:
-“Sot djalin nuk do ta kisha gjalle-tha ai.
– U habitem!
-Ne vend te atij djalit,qe u aksidentua do te ishte djali im!
Shoku i tij me motorr e fton per te bere nje xhiro nga blloku dhe ai pranoi.
Por ne nje moment,nje shoku i tij i ktheu mendjen duke i kujtuar se e kishin lene per t’u takuar me nje tjeter,por djali im kishte harruar!
Dhe ne vend te tij,ai me motorr i thote Atjonit :”A po vjen ti me mua te me shoqerosh?
Atjoni nuk deshi t’ia prishe dhe pranoi!
Keshtu ishte e shkruar,thone pleqte dhe me kaq mbaroi!
E tmerrshme,por keshtu qenka jeta e njeriut!
Njeriu i mire rralle fiton!
Ngushellime nenes dhe babait te Atjonit!
U prehte ne paqe ne parajse shpirti i tij!
zonja ka plotesisht te drejte , per cdo fjale qe ka shkruar. Nese e ka pasur shok duhej te sqaronte nenen dhe babain dhe tju tregonte te verteten , dhe te pranonte qe ka qene me shpejtesi , dhe te shkonte te varri i shokut te tije ja ka detyrim. Por keta sa behen mire fillojne dhe shmangjen, po ashtu dhe lojerat neper gjyqe. Del edhe ne televizor sikur kushedi cdo thote dhe ben sikur ska faj . Behu burre ore thuaje drejt isha shpejt dhe u perplasa dhe nenes kerkoi nje falje publike po ben shou atje si mi si legen . po ti duhesh fut ne burg sepse ne fund te fundit je drejtues mjeti , dhe nese rruga eshte e keqe duhet te pershtasesh shpejtesine me rrugen .
Gazetat Shqiptare dhe TV antikombetare,jane kthyer ne KULLA VAJTIMI,me tituj Bombastike…..Eksluzive.
Cfare ka ndodhur nuk c’behet me,dhe gjithe shkrimtaret e Brezit te Humbur te mbledhesh,thjesht do shkruajne per ate qe ka ikur….ikur….ikur…..
Boll me me keto lloj KULLASH,lexoni,mesoni,studioni,me shume dhe do mesoni dhe mbi vdekjet.
Ka nje mungese te llahtarshme ndjeshmerie ndaj viktimave ne kete vend te shprishur. Nga nje adoleshent i perkedhelur si Serxhio nuk mund te prisje fjale te mencura dhe pendese. Faji eshte i medias qe i jep hapesire publike nje individi qe eshte ne gjykim per vrasje, si dhe i drejtueses pllazme te bisedes qe gati po qyrravitej ne studio. Te isha ne vendin e Edes do te reagoja pothuaj njelloj, me ndryshimin e vetem se gishtin do ja drejtoja medias dhe instancave qe e monitorojne ate. Cudia e madhe eshte qe ne kafsherine mediatike te mungeses se vemendjes ndaj viktimave jane gazetare femra. Rudina Xhunges (nexhmie hoxha, marjan roku), tani ju shtua dhe Magjistari. Turp per ato dhe per median.
Mes kuptova nga gjith my shkrim qe Nena te jete e kenaqur duhet te vdes edhe ky tjetri ,ata te dy jane victima zoti vendosi qe njerit ti jepte nje shans te dyte dhe Kjo duket qe Ka problem me zoti. Dhe ai Eshte I panvarur ne zgjedhjen e Tij shyqyr
Tan, me mire mos te shkruaje fare kur nuk kupton.
Ti Tan, je pjese e imoralit shoqeror Shqiptar
Kjo eshte çeshtje private. Pse duhet bere publike!? Pastaj zonje flisni per dialog por dhe ju nuk keni tolerancen per te respektuar heshtjen e tjetrit. Kur dikush e ka te veshtire t ju kontaktoje privatisht çfare mendoni se do te arrini nese e cysni publikisht? Gjithesecili e vuan dhe pertyp dhimbjen ne kohe dhe menyra te ndryshme.
E fundit: Ka plot prinder qe nuk I lene bijte te hypin ne motorat e vet apo te te tjereve. Ju e kishit porositur birin tuaj te mos bridhte naten ne mjete e me persona te pa sigurte? Meqe nuk kishin pire biri juaj mund ta kuptonte edhe vete rrezikun e shpejtesise e te kerkonte te zbriste. Por dihet qe dhimbja te ben t i shohesh e perjetosh gjerat ndryshe. Uroj qe jeta t jua lehtesoje dhimbjen ty dhe ketij djalit!
Pse kaq injoranze dhe shpirt te keq ti stil ?Po nje njeri injorant si ty nuk mund ta kuptoje fjalet kaq prekese te kesaj nene dhe malleshtine e saj.Nje njeri me kaq kulture dhe dinjitet si kjo nene skam pare.Po nuk mund ta kuptosh ti as ajo aguridhja Rudina qe gazetare me e dobet dhe ordinere di ajo skam pare perveç se uaaa sa bukur me qenke veshur dhe se a te prlqen studio nuk di te thote.Po ku e kuptoni ju ç ‘do te thote respekt per dhimbjen.Nje perqafim nenes se djalit qe u kthye ne enjgjell.
dua ti them nja dy fjale zonjes qe dhimbja kaq e madhe ja ka erresuar fare gjykimin ?
1) si ka mundesi qe nga te dy keta te rinj qe ishin aq shum shoke sa per mos tu ndare nga njeri-tjetri deri ne te gdhire ? njeri te jete engjell dhe tjetri djall ?
2) kur njerit i hiku truri sa te eci me shpejtesi 160 km/ore ? çfar beri tjetri per ta ulur kete shpejtesi ? e dinte me pare qe shoku i tij ecte si i çmendur ?
3) ndoshta djali yt qe eshte ne qiell nuk mendon si ty per shokun e tij ?
Po na vdisni dhe ne bashkë me Altionin. Mjaftë më me të!
Zonja Eda Zhiti po kerkon sjellje morale te djaloshit qe shkaktoi vrasjen e djalit te saj te vetem dhe sjellje morale te prinderve te ketij shkaktari te vrasjes. Ajo po kerkon ngritje te ndergjegjes sone individuale dhe shoqerore, te cilat na i ka vrare koha e diktatures dhe nuk po gjejme rrugen per t’i mekembur ne mendjet tona. Shtypi dhe gjithe media jane te mbushur me mungese flagrante te moralit, por pa mekembje morale nuk do te arrijme mekembje politike, kulturore, ekonomike e shoqerore…
Ngushellime dhe respekte per shkrimin tuaj me shume kulture e ndricues,
Thanas L. Gjika.
..fjala eshte me e rende se plumbi..zonja nuk eshte adoleshente qe te notoje kunder rrymes..fatin ta cakton zoti..
Une i shpreh ngushellimet familjes Zhiti,per humbjen e djalit,qe me te vertete ishte model,por fjalet e trazojne eshtrat e te ndjerit..lereni te qete dhe mos e beni objekt ..parandalimi eshte pergjegjesi e te tereve dhe askush te mos i beje bisht..qe nga familja…deri te shoku i Artjonit,i cili po burrerohet mes tmerrit te nje krimi,aventure..
edhe nje here ..zemra e nenes gjithmone do te pikoje gjak nga dhimbja..por duke qene ne Vatikan duhet te gjeje qetesi..ndoshta Ati yne e ka dashur Atijonin” per vehte”
Kush eshte prind, gjen vehten te kjo nene. Ajo nuk mallkon, nuk shan, . Po te thellohemi ne kete shkrim, aty gjejme me shume se kudo keshillen qe te mos jemi spontane, mos gjykojme cdo ndodhi duke thene “ashtu e shkroi zoti”. Kjo shprehje keqperdoret rendom. Ne, jemi ata qe e vendosim te ardhemen dhe kur ajo na sheh vrenger themi “ashtu qe e shkruar”. Dhe qe te nesermen perserisim te njejtIn gabim, te njejten shprehje. Menyra se si sillemi e veprojme na vendos ne klasifikimin qytetar. Ne kete klasifikim vendet nuk ndahen me deshire por me sjellje, me menyren si sillemi, si veprojme. Duhet te sillemi si te rritur me pare, pastaj te kerkojme nga te tjeret te na trajtojne si te rritur. Ka momente ne jete qe mungesa e civilizimit ne nje fraksion sekonde, te con ne tragjedi. Prandaj ka dallim te theksuar midis civileve(te cilet ne fund te dites zakonisht jane me dhimbje koke) dhe te pacivilizuarve(qe justifikohen me “keshtu ishte shkruar”). Vleresoj maksimalisht sinqeritetin e kesaj Zonje
shkruajta dje ,pse nuk shfaqet komenti im
Mjafon dikush te qaje dhe vijne qaramanet e tjere mbrapa, korri i qaramaneve. zonja Zhiti hshkruan nje leter te hapur dhe ne vend qe ti permblidht asaj Maagjistarit, qe kerkon te beje emision me vdekjen e nje te riu, shkon dhe i permblidhet po nje te riu qe per fatin e tij te “KEQ”, mbeti gjalle.
Dy te rinj qe shkuan te bejne qejf, po mire moj zonje do te desha ti them, nuk u bere merak ti per djalin tend, qe te rri ne mes te nates, si kam degjuar qe aksidenti ka ndodhur ne oret e para te mengjesit, cdo prind, see ze gjumi por e therret here pas here, ku mbete more djale, hajde se na le edh ne pa gjume.
prandaj zonja Zhiti, mos ju pervesh ketij djali qe edhe ai mund te kishte humbur jeten, porr nenshtroju fatit, se ske cfare ben.
Me vjen keq qe te iku djali se bashkeshorti jot, sic thuhet ishte nje njeri me integritet, por edhe Venia e nje emri rruge nga ana e kryetarit te bashkise Tirane, ne emrin e djalit tend, ishte nje veprim i pamenduar.
Nuk gjykohet dot per dhembjen e nenes por…
Eshte naive te besosh se nje 20 vjecar me motor do respektoje rregullat e qarkullimit, midis tyre dhe shpejtesine.
Altioni nuk hipi me zor ne motor dhe besoj se ka udhetuar edhe here te tjera me ate shpejtesi dhe ndoshta edhe me te madhe.
Nuk eshte historia e pare dhe as e fundit e vdekjes se nje te riu nga nje aksident i tille.
Kot nuk thuhet “I riu si Veriu…” dhe liria qe iu japim femijeve e ka nje kosto shpesh edhe te dhimbshme si ne kete rast.
Jo cdo gje mund te kontrollohet…
33 numri i pelqimeve ne shkrimin e nje nene intelektuale ne faqen Miq me Visarin dhe po keta 33 kane komentuar po ne te njejtin intelekt dhe harbuteri qe kane.
Fjaleve te tua mund te u shtoj lotin tim. Ngushellime per humbjen, mirenjohje se me bere te kuptoj qe eshte me shume se mire te jem qenie njerezore e thjesht respekte per kete Zonje
Qenka bere per te shkuar tek psiqiatri…Po jo mo Papa Françesku se ketu shpalos letersia …mund te jene dhe vete qe shkruajne me emra te ndryshem ,plus dhe miqte kolege …mire e ke …Bo çfare niveli …qenkan bere dhe katolik tani …Se sa te moralshem jeni si familje e treguat veten kur u bete pjese te debatit per nje cope vend pune ne Vatikan…BEJNE DHE GJYGJTARIN KETA NJEREZ…
Qe kur ka lexuar ne shtyp keto i kam hequr vizen.
”Jo, jo, takimin me Presidentin Nishani e kisha kërkuar shumë kohë më përpara. Menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re, unë mbeta pa punë dhe pa të ardhura.”
….po ata mijra te tjere qe nxori PS nga puna nuk kishin nevoje per te ardhura apo i ka bere lopa ata.Ky mund te jete shkrimtar i mire por jo intelektuale me personalitet sic na eshte shitur.
”Unë, duke qenë ministër, ndoshta do kishte një mundësi sugjerimi apo punësimi nga Presidenti, gjë që ai e bëri me shumë të tjerë pas meje, të cilët sapo ktheheshin nga shërbimi diplomatik, pothuajse merrni rrugën për në Presidencë, pa vajtur më parë në shtëpinë e tyre, fillonin punë në Presidencë.”
….dmth qenke edhe ziliqar edhe hasetlli zotrote. Presidentit i lumte ajo dore qe se paska firmos se keshtu nuk do merej vesh se cfare legeni paske qene.
Nishani rrëfen telefonatën e Ramës me tone të larta
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka folur për herë të parë mbi një telefonatë të bërë nga kryeministri Edi Rama të cilën kreu i shtetit e cilësoi të papranueshme për mënyrën se si një kryetar qeverie i drejtohet, Presidentit të një vendi. Në studion e gazetarit Sokol Balla në TCH, Nishani tha se një javë më parë është njoftuar nga sekretaria se kishte një telefonatë nga kryeministri. “E mirëprita për shkak se telefonatat janë jo të shpeshta, por u befasova nga toni, gjuha dhe mënyra se si kryeministri më kërkonte që unë të firmosja dekretimin e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan” –rrëfeu Nishani. Presidenti nënvizoi se Rama arriti deri në shantazh dhe kërcënime. “Nuk bëhet fjalë për shkarkim apo burg” –nënvizoi Presidenti, – megjithatë toni, fjalët dhe mënyra ishin të papranueshme. Nishani tha se menjëherë pas kësaj telefonate në Parlament (megjithëse seanca vijonte gjatë gjithë ditës) doli një deputet (Taulant Balla) dhe bëri akuza të rënda ndaj familjes sime. Në këtë mënyrë, – tha Presidenti, – erdhi edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës për mediat”.
SA NJE PARTI NE TJETREN .. ?
Po jo vetem qe e cuan ne Vatikan dhe nderhyne ne bashki per emrin e rruges po mori dhe nje zarf te majme nga firma te cilat i perdor per te promovuar libra e per te blere media per te publikuar shpirt ligesine qe e karakterizon.Kete shpirt qe ja kan njohur me kohe shoke te qelise e njerez te tjere ne Kukes qe e njohin se cfare merde burre eshte