10 gafat më të mëdha të PD gjatë vitit 2016

31 Dhjetor 2016, 15:27Politika TEMA

Viti 2016 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje të rëndësishme politike, por edhe me gafa nga të dyja palët. Këto janë dhjetë thëniet, ngatërresat apo qëndrimet më kontradiktorë të Partisë Demokratike gjatë vitit që po lëmë pas.

Parku i Liqenit në OKB

Presidenti Bujar Nishani, me mbështetjen e PD tregoi gjatë vitit se kishte çuar përplasjet midis tij dhe Bashkisë së Tiranës për Parkun e Lojrave në Liqenin e Tiranës deri në OKB. Për më tepër, Nishani i kishte kërkuar kësaj të fundit që të mbante sekret nga Bashkia çështjen, diçka që bie ndesh me protokollin e transparencës së OKB-së. Kjo mbase është çështja më banale që OKB-së i është dashur të dëgjojë, veçanërisht në një kohë kur çështje si lufta në Siri, konflikti në Ukrainë apo eksodi masiv i refugjatëve drejt Europës janë tematikat kryesore ku është e fokusuar aktualisht diplomacia ndërkombëtare shkruan lexo.al.

“Kukullat seksi”

Besnike ndaj traditës për të nxjerrë nxënësit e shkollave nga mësimi në raste mitingjesh elektorale, këtë herë partia më e madhe e opozitës përdori katër gjimnaziste për të bërë publike akuzat e saj të radhës. Një zgjedhje pa shije dhe seksiste, e cila ktheu akuzat dhe politikën e PD në qesharake.

Bumçi u flet shqip eurodeputetëve

Në të njëjtën ditë në të cilën Bumçi votoi kundër integrimit të Shqipërisë në Bruksel, u shënua një prej gafave më të mëdha të vitit, kur deputeti demokrat nisi të mbante një referat të gjatë në shqip përpara eurodeputetëve për arsyet e qëndrimit të tij kundër. Kumtesa e Bumçit u ndërpre me mirësjellje nga kryesuesi i seancës, i cili i kujtoi se “shumica” e eurodeputetëve nuk flisnin shqip dhe iu lut të kthente gjuhën e bisedimit në anglisht.

Vota kundër Shqipërisë

8 nëntori do të hyjë në histori si data në të cilën PD votoi kundër integrimit të Shqipërisë, në të njëjtën ditë kur Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave. Një autogol politik, më shumë se sa një gafë si këto të tjerat.

Lugina e kanabisit, e mbjellë me patate

Denoncimet dixhitale që vijnë përmes “Facebook”-ut të Sali Berishës janë shpesh objekt polemikash mbi vërtetësinë e tyre. Momenti kulmor gjatë 2016-s ishte kur ish-kryeministri denoncoi fuqimisht për tre ditë me radhë një Luginë të mbushur tërësisht me hashash në afërsi të Vlorës. E vërteta ishte se ajo foto ishte një montazh, ndërsa ai vend realisht ishte i mbjellë me patate, agrume dhe zarzavate.

Basha sulmon vetveten

Në një vizitë në Fier, Lulzim Basha akuzoi në 2016-n qeverinë për “aferën korruptive” të ndodhur me ARMO-n. Në këtë deklaratë, kreu i PD duket se harroi se kishte qenë qeveria ku ai ka bërë pjesë ajo që i dha konfensionin e rafinerisë së naftës ARMO-s.

Ca të nënës e ca të njerkës

Në 29 dhjetor, KQZ u mblodh për të votuar për shkarkimin e dy deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe për kryetarin e Kavajës, Elvis Roshi. Shkarkimi i të treve bëhej për arsye të zbulimit të parregullsive në formularin e dekriminalizimit. Anëtarët e PD në KQZ votuan pro në dy raste, por kundër shkarkimit të deputetit të tyre.

Urimi për gëzimin e paqënë

Me një status në “Facebook”, në ditën kur BE vendosi të lehtësojë regjimin e vizave për Kosovën, Lulzim Basha uroi të gjithë kosovarët për këtë ditë historike të “heqjes së vizave”. “Një lajm i gëzueshëm për Kosovën, rekomandimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave. Një hap i madh përpara, një lehtësim qe qytetarët e Kosovës e meritojnë”, shkruajti Basha. E vërteta është se kosovarët kanë ende nevojë për viza…

Dy plus dy bëjnë pesë

Një tregtar ankohet për taksat që u rritën nga 140 mijë në 200 mijë lekë. Konkluzioni i Bashës: “Pra, keni paguar 140 mijë lekë më shumë”.

Naim Frashëri ndryshon identitet

Nga foltorja e Parlamentit, deputetja Liljana Elmazi i referohet Vaso Pashës duke cituar shprehjen: “lum kush të rojë e ta shohë”. Thënia është në fakt e Naim Frashërit.

Akuzat për tenderin, ngatërrim spitali

Në një nga linçimet e zakonshme kundër sistemit të shëndetësisë, PD në një reagim akuzoi ministrin Beqaj për një aferë të ndodhur në spitalin rajonal në Vlorë, duke akuzuar si të përfshirë në këtë aferë edhe drejtorin e spitalit. Problemi është se ai drejtor nuk ishte fare drejtor i spitalit rajonal të Vlorës, por ishte drejtori i Spitalit Psiqiatrik. (Lexo.al)

8 komente në “10 gafat më të mëdha të PD gjatë vitit 2016”

  1. joel shkodra says:

    Do te isha kurioz te dija 10 gafat e qeverise gjate 2016. Apo nuk ka?

  2. C'a bohet k'shtu says:

    A thua se koqet e SHQUP-it te keni bere 1o gafa, mos keni harruar ndonje zero apo dy, se vetem psiqikut Sali nuk i numerohen sidomos ato me “Qytetarin Dixhital” dhe rolin e komikut duke lexuar italisht ne Parlament.

  3. olti says:

    pune gomeresh ,,,,

  4. Fredi says:

    Fuck them. They are just shit.

  5. cekja says:

    Sa “gafa” ka bere kryeministri Rama qofte edhe vetem me te folur, pa permendur veprimet ne kete vit nese llogarisim se cdo dite ka keputur dy tre te tilla ? Emertimi i opozites qe perfaqeson sebashku me zgjedhesit e PD, edhe nje pjese te socialisteve e “popullit socialist” te zhgenjyer prej tij, me emrin “SHQUP-“, eshte gafa me e rende pasi eshte perdorur cdo dite e nuk ka vend demokratik ne bote, qe opozita te permendet me nofka.

  6. Treviso says:

    Me gafat e P.D eshte mbajtur gjalle Portokallia dhe Al Pazarii.
    Ii uroj shqiptareve Gezuar vitine ri 2017! Qofte realizimi 100% i ligjeve te vettingut. Kjo do ishte fitorja me e madhe per popullin shqiptare.

  7. PidhiISateme says:

    Numeroni edhe por_dhet e PS, dalin me teper se 10. Po nxirreni o te urruar, se ua kam postuar nja 30 here kete komentin me por_dhet e PS po ju nuk e vini. Keni frike, apo si?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje