Ky është momenti i frikshëm i një aksidenti rrugor, regjistruar nga një kamera trafiku në Kinë.
Pamjet tregojnë një çiklist, i cili përpiqet të kalojë në anën tjetër të rrugës, por ndoshta mungesa e vëmendjes së tij, por edhe shpejtësia e lartë një automjeti tjetër, kanë bërë që ai të përfundojë duke fluturuar disa metra më tej në rrugë.
Megjithatë, pavarësisht aksidentit tronditës, ai ka arritur të mbijetojë, madje duke marrë vetëm disa plagë të lehta.