Ministrja e Inovacionit Milena Harito bën një urim të veçantë për të gjithë punonjësit e administratës publike. Pak ditë para ndërrimit të viteve ajo ka vendosur të sjellë një mesazh sa miqësor aq edhe profesional për të gjithë punonjësit e DAP. Në këtë urim Harito inkurajon nëpunësit për të marrë poste drejtuese dhe për të bërë karrierë ndërsa thekson se rritja e pagesave është një shpërblim i merituar për punën e tyre të palodhur.
“Shqipëria në më pak se tre vite ka marrë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian dhe rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Modernizimi i administratës publike është prioritet për Shqipërinë në këtë proces. Ky rrugëtim europian krijon për ju mundësinë që pas disa vitesh do të jeni pjesë e administratës së një vendi të BE-së, mundësi për një karrierë afatgjatë dhe interesante”, tha Ministrja e Inovacionit Milena Harito.
Sipas saj, nëpunësit duhet të ndërtojnë karrierën e tyre pasi reforma në administratë ka shtuar mundësitë për karrierë, sidomos për tu rritur në detyrë dhe për të qenë në pozicione drejtuese.
“Rritja e pagës suaj nëvitin 2017 u bë e mundur falë reformave të thella për rimëkëmbjen ekonomike të disa sektorëve. Kjo rritje është jo vetëm një shpërblim i merituar për punën tuaj por edhe një inkurajim për të vazhduar përpjekjet, sepse secila nga këto reforma, përtej vullnetit tonë politik, ka nevojë për energjinë dhe përkushtimin tuaj personal”, tha Harito.
Sipas saj, asnjëri nga nëpunësit e amdinsitratës nuk duhet të harrojë që misioni i parë është shërbimi sa më i mirë ndaj qytetarit dhe objektivi i përbashkët është reduktimi i shkëmbimeve në letër midis institucioneve për të rriturur shpejtësinë e shëbrimeve duke kursyer njëkohësisht tonelata me letër.
Rritja e pages do te behet per te fituar votat dhe nuk ka arsye tjeter .Nuk erdhi si rezultat I reformave,pasi asnje reforme nuk eshte bere. Keta punonjes qe ministrja I quan te dalluar te tille ishin edhe vjet edhe parvjet ,pse nuk u rit rroga vjet ose parvjet? Asnje sector nu ka patur rritje ,pervec droges dhe krimit .Pra rritja e pages eshte nje forme pagese per te dhene votat partise ne pushtet.
Je AUT Harito.Nuk di se ke nje administrate injorante.Porta te mbyllura, kafenete plote.Po te besh bilancin te dalin shumica me diploma te blera.Po beji “rixha” karrikes edhe per pak se ne Paris e ke vendin si te gjithe plehrat e tjera qe as u bie ndermend per kete vend.Flasin per patriotizem dhe femijet i kane transferuar jashte, bashke me miljonat e vjedhura.Kjo do jete administrata e ardhshme e BE-se thote.Hahaha…Ti nuk futesh ne BE moj genjeshtare.Nuk te pranon kush me mentalitetin e eger te baballareve:Lufte klasash gjer ne fund ndaj brezit te trete e te katert te armiqeve te kllases.C na bere te qeshim.