Ivica Dacic më në fund duhet të vendosë nëse është ministër në Qeverinë e Serbisë apo ambasador i Rusisë në Serbi, deklaroi sot Partina Liberale Demokratike e Serbisë (LDP).
Kjo parti se Dacic ishte zëdhënës i Sllobodan Millosheviqit, dhe se sot, “është një zëdhënës i interesave të Rusisë në Serbi, dhe se e përdorë çdo mundësi që eprorëve të tij në Moskë t’u tregojë se i plotëson detyrat e tyre, gjithmonë në kurriz të Serbisë”, raporton agjensia Tanjug.
LDP thotë se nuk qëndron e qetë për të parë se si individë si Dacic imponojnë idenë e një Serbie si një guberni (rajone autonome në Rusi) ruse, dhe se interesat e Serbisë mbrohen në mënyrë të tillë që në fund mbetemi, siç besojnë, pa aleatë politikë dhe pa realizimin e interesave të Serbisë.