Virusi i gripit që qarkullon në vendin tonë është ai AH3N2, i cili ka disa vite që nuk kishte prekur Shqipërinë, ndaj dhe popullata është fare e pambrojtur nga ana imunitare, çka sipas mjekëve infeksionistë shpjegon përhapjen e menjëhershme të tij.
“Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën që në javën e parë të dhjetorit u vu re një tendencë rritëse goxha e shpejtë. Aktualisht jemi mbi pragun e epidemisë, por nuk kemi të dhëna që të mund të ngremë alarme, sepse nuk ka arritur intensitetin e madh siç ishte para dy vjetësh. Ndërkohë, qendrat shëndetësore të Tiranës, që prej datës 20 dhjetor punojnë edhe ditë të djelë”, deklaron ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Poliklinika e spitale shënojnë fluks të madh pacientësh, por mbingarkesë ka në shërbimet e urgjencave, si në ato pediatrike ashtu edhe në Spitalin Infektiv.
“Llogariten rreth 850 raste çdo ditë, kryesisht të sëmurë kronikë me probleme kardiake, polmonare, tek veshkat dhe imuniteti. Tek këta persona, gripi nga një formë e zakonshme mund të kthehet në forma që sjellin probleme të rënda si vështirësi polmonare, në frymëmarrje, apo mbivendosje të infeksioneve bakteriale”, thotë Arjan Harxhi, shef i Departamentit të sëmundjeve infektive.
Mjekët i bëjnë thrrije qytetarëve që të bëjnë kujdes që në shafqjen e simptomave dhe që të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes pasi fluksi është i papërballueshëm.
“Urgjenca e spitalit, qoftë QSUT, pediatria, apo tek të rriturit duhet të menaxhojnë rastet urgjente. Por njerëzit kanë tendencën të paraqiten për çdo lloj simptomatologjie”, thotë Harxhi, raporton TCH..
Ndërkohë, në 10 qendrat shëndetësore të Tiranës, vetëm në një dite kryhen rreth 570 vizita. Harxhi theskon se duhet vënë në zbatim plani i epidemive dhe pandemive për shtim të personelit mjekësor.
“Ekzistojnë mundësitë që të shtohet personeli, sidomos në orët e pikut, të shtohet numri i shtretërve dhe për të rritur gamën e preparateve, si atyre antivirale edhe antibakteriale”, shton Harxhi.
Vaksinimi popullësisë duhët të kryhet nga doktori gjeneralist çdo fillim vjeshte.
Ehh shqiptaret e gjore… nuk ngrohin trupin-shpirtin e tyre neper banesat ku jetojne, jemi shume m’brapa te cdo shteti qe na rrethon per kushtet scandaloze per sa i perket sistemi i ngrohjes banesave,shtepive etj. nuk ekziston sistemi i ngrohjes akoma neper ndertesat e reja qe ndertohen pasi mungon rrjeti i gazit (ndoshta per shtepite private.. pasi mund te perdoret me bombola gazi nen’toke) dhe si rrjedhoje shumica e shqiptarve vene ne perdorim gjera primitive dhe te rrezikshme per tu ngrohur normal pasitrupi i njerut bie ne temperatura jo konstante per te jetuar me dinjitet …. gje qe ben te c’faqen semundje te ndryshme nga te ftohtit,lageshtira etj.