ISHU gjobit me 5 milionë lekë firmën “Gjikuria” për një masakër mjedisore në bregdetin e Palasës

4 Janar 2017, 19:38Sociale TEMA

Kompania “Gjikuria” shkakton masakër mjedisore në Bregdetin e Palasës. Kjo është konstatuar sot nga ana e Inspektoriatit Shtetëtor të Ujrave, i cili ka gjobitur me 5 milion lekë kompaninë në fjalë. Sipas njoftimit për shtyp, Inspektoriati Shtetëtor i Ujrave, pas një denoncimi të marrë për dëmet që po i shkaktohen bregut të detit, tek Delta e Përroit të Thatë në Palasë, rrethi Vlorë, ka dërguar menjëherë ekspertët e tij, ku kanë konstatuar nga afër problematikën dhe ndërhyrjet e paligjshme.

“Për këtë arsye, ISHU ka gjobitur me 5 milionë lekë kompaninë kontraktore për ndërtimin e një fshati turistik, “Gjikuria sh.p.k”; 2 milionë për shfrytëzim inertesh, 1 milion për shkarkimet dhe 2 milionë për veprimtari të paligjshme në brigje”, thuhet ne njoftimin per shtyp.

Sipas eksrtëve të ISHU, nga konstatimi rezultoi se, kompania “Gjikuria”, merr pa asnjë leje shfrytëzimi inerte në breg të detit dhe i përdorte ato për ndërtim të fshatit turistik; nyja e përpunimit të inerteve ishte ndërtuar pranë bregut dhe të gjitha shkarkimet derdheshin në det, si dhe shoqëria në fjalë mbushte me inerte e mbetje të tjera tokën në breg të detit, për të përfituar sipërfaqe, në kundërshtim me ligjin.

4 komente në “ISHU gjobit me 5 milionë lekë firmën “Gjikuria” për një masakër mjedisore në bregdetin e Palasës”

  1. KAONIA says:

    Tallni karine me kete milet se gjikuria i ka bere leket me kohe,po shikoni ate germadhen nw te hyre te sarandes kur vjen nga rruga e bregut qe angjelajt e kane ngrene malin per gurore me dhembe e se ruajne fare

  2. zaho says:

    Nuk mjafton vetem gjoba, duhet qe mjedisi te rikthehet ne natyren e mepareshme ,ska pse behet fshati turistik mjoftojne kosheret e bleteve ne ate zone te bekuar nga zoti per natyren dhe per njerezit

  3. sali berish says:

    vajti njeri ne burg?

  4. ronny says:

    futeni ne biruce nese doni ligj dhe shtet ose beni ham ham por asnje se rruan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje