'Cormorant,' makina fluturuese që pritet të dalë në vitin 2020

4 Janar 2017, 19:42Sociale TEMA

“Cormorant” është projekti që pritet të revolucionarizojë transportin në të ardhmen, veçanërisht atë ajror.
është fjala për një dron me përmasat e një makine, i cili është zhvilluar nga një kompani izraelite.

“Cormorant” është ende vetëm një prototip dhe pritet të aprovohet edhe nga autoritetet e aviacionit, por mendohet se do të dalë në treg në vitin 2020.

Prodhuesit e saj, thonë se ajo mund të përdoret për transportin e të sëmurëve dhe evakuuimin e të lënduarve në terrene të vështira, por edhe për zhvendosjen e objekteve të rënda.

Sipas tyre, ajo nuk do të ketë helika të ngjashme me të helikopterëve, për të mos penguar lëvizjen e saj në zona urbane dhe në lartësi të ulëta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje