Një person në Stamboll është dhunuar nga një grup kalimtarësh, të cilët e ngatërruan me terroristin, që vrau 39 persona në një lokal nate, mbrëmjen e Vitit të Ri.
Pamjet e filmuara me telefon, tregojnë turmën, teksa dhunon kalimtarin në Pendik, në lindje të Stambollit, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë që ai të shpëtohej.
Ai u shoqërua nga policia dhe u mor në pyetje, gjersa u arrit në përfundimin se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e natës së Vitit të Ri.
Gjithçka vjen pasi autoritetet turke kanë publikuar disa herë pamje të atentatorit, të cilat më pas kanë rezultuar se iu përkasin personave të tjerë.