Epidemia e gripit që ka përfshirë vendin nuk është aspak një situatë e zakonshme, pasi epidemitë shfaqen zakonisht në shkurt.
Dritan Ulqinaku, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik pranë ARSH-së, në një intervistë për TemA TV, tregon për masat që janë marrë për vaksimimin e personave me risk të lartë.
Ulqinaku thotë se qyettarët duhet të bëjnë kujdes këto ditë, dhe nëse i kap gripi 3 ditët e para, nuk duhet të marrin antibiotikë.
Nëse zgjat, duhet të drejtohen patjetër tek mjeku.