VIDEO/ Policia i vjen në ndihmë të pastrehut, e çon në komisariat

7 Janar 2017, 10:36Politika TEMA

Policia e shtetit këto ditë të acarta ka menduar edhe për njerëzit e pastrehë. Blutë i kanë akomoduar në ambientet e komisariateve të policisë si edhe në disa qendra sociale.

Njerëzit e pastrehë kanë përjetuar çaste të tmerrshme këto ditë të ftohta dimri duke u gjendur në rrugët e qyteteve pa një çati mbi kokë.

Kjo video tregon pamjet kur policia në Tiranë ka larguar nga rruga një të pastrehë për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit. Ngjarja të ngjashme kanë ndodhur edhe në qytete të tjera.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës ndihmon një të moshuar të pastrehë, duke e sistemuar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Policia e Dibrës i vjen në ndihmë një të riu të pastrehë, duke e sistemuar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Dibër.

Policia e Tiranës i vjen në ndihmë një të moshuari të pa strehë, duke e sistemuar në një qendër sociale.

Policia e Tiranës ndihmon një tjetër të pastrehë, duke e sistemuar në një qendër sociale./ A.D

3 komente në “VIDEO/ Policia i vjen në ndihmë të pastrehut, e çon në komisariat”

  1. Qytetar says:

    Bravo kini shpëtuar jetën e një mjeriu.
    Qentë le të lehin kështu vazhdoni kini me vete popullin.

  2. vedeta says:

    BRRAVO KJO DUHET TE JET POLICIA SHQIPTARE ,jemi popull i vogel po te kerkosh shum dalim kushurinj te ter, duhet te mendojm dhe per te vobektet e te pastrehet , bashkia e TIRANES duhet te ngrej objekte ne mbikqyrjen e saj dhe ti perdori si hotel per te patrehet gjat dimrit , ku mund te strehohen gjat nates kta njerez po te bej dhe kte ERJON VELIA do hyj ne histori.

  3. vedeta says:

    BRRAVO , KJO DUHET TE JET POLICIA SHQIPTARE ,jemi popull i vogel po te kerkosh shum dalim kushurinj te ter, duhet te mendojm dhe per te vobektet e te pastrehet , bashkia e TIRANES duhet te ngrej objekte ne mbikqyrjen e saj dhe ti perdori si hotel per te patrehet gjat dimrit , ku mund te strehohen gjat nates kta njerez po te bej dhe kte ERJON VELIA do hyj ne histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje