Edmond Zejno, deputeti i ri i PDIU-së ndjen keqardhje që në Kuvendin e Shqipërisë do të zëvendësojë Dashamir Tahirin e PD-së. Kjo për faktin se ka një miqësi të hershme me të, ndërkohë që prej tij, Zejno u angazhua në politikë.
Përmes një interviste në “Gazeta Shqiptare” Zejno premton se atë që la në mes paraardhësi i tij, Dashamir Tahiri, do ta çojë deri në fund, pavarësisht kohës së shkurtër deri në 18 qershor, kur zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare.
Deputeti më i ri i PDIU-së, Edmond Zejno gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës zhvilloi një fushatë të fortë në Sarandë dhe Delvinë, me shpresën se PDIU do të arrinte të merrte 2 mandate në qarkun e Vlorës. Ai mbajti të gjithë barrën e fushatës së tri viteve më parë në Sarandë dhe Delvinë, ndërkohë që vetëm dje mundi të sigurojë mandatin e deputetit të dhënë nga KQZ-ja.
Z.Zejno si e pritët marrjen e mandatit të deputetit?
Sinqerisht ndjej keqardhje që po zëvendësoj në parlament z.Dashamir Tahiri dhe unë po marr mandatin e tij. Nuk do të doja të ndodhte kështu, pasi ne kemi shumë njohje me njëri-tjetrin.
Çfarë njohjesh…?
Jemi miq dhe ka qenë z.Tahiri, ai që më ftoi të bëhesha pjesë e PDIU-së. Ai e propozoi emrin tim tek kryetari Idrizi dhe prej tij, unë u përfshiva për një periudhë të caktuar në strukturat e PDIU-së. Ne na bashkoi sigurisht edhe çështja çame dhe z.Tahiri ka qenë i pari deputet që e shtroi për zgjidhje në parlament.
Për cilat arsye vetëm për një periudhë të caktuar? Ju nuk jeni më pjesë e strukturave të PDIU-së?
Unë kam qenë për disa kohë sekretar i grupit parlamentar të PDIU-së, por për shkak të arsyeve ekonomike, pasi rroga ishte shumë e ulët, u tërhoqa dhe u mora për punët e mia. Bëhet fjalë për vitet 2013-2015. U shkëputa ca kohë nga politika ku më angazhoi fillimisht z.Tahiri, por për asnjë çast nuk u shkëputa nga angazhimi për zgjidhjen e çështjes çame. Ndaj, ndjej keqardhje për largimin e tij nga Kuvendi, por ju siguroj se atë që la në mes z.Tahiri, do ta çoj unë deri në fund.
Me çfarë merreni aktualisht?
Deri pak orë më parë punoja si specialist i Qendrës Operacionale Ndërinstitucionale në Durrës. Kam përfunduar Akademinë Detare në Vlorë si dhe juridikun. Prej vitesh jetoj mes Tiranës, Durrësit dhe Sarandës.
Përse thoni deri para pak orësh?
Sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për mandatin tim, unë dhashë dorëheqjen nga detyra, siç e kërkon ligji.
Z.Tahiri ishte deputet i PD-së, ndërsa ju do të jeni deputet i PDIU-së…
Ishte zgjedhje e z.Tahiri që të kalonte me Partinë Demokratike, pasi e ndjente veten më afër kësaj partie dhe është me bindje të djathta, por që nuk reshti asnjëherë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes çame.
Pune camesh, varu hebet! Keta muter sikur e kane ne gen pabesine. Herron ky trap se ne ate vend eshte per ti sherbyer popullit e shqiperise e jo nje bandiiti i cili u ndeshkua nga drejtesia si bandit.
ish deputeti D.Tahiri ishte zgjedhur si deputet cam dhe jo si PD-ist. Bindjet e tij “djathtiste” jane nje sllogan falls sepse PD kur ska qene dhe eshte djathtiste. Ai ishte nje sharlatan injorant qe i sherbeu nje ryme obskurantiste ne radhet e asj qe quhet PD sot. Tahiri vetem se sherbeu si retushim dhe sa per fotografi Berishes i cili eshte tallur me te dhe Camerine qe ai perfaqesonte. Rebeshqet rebeshqe mbeten thot nje Skopionot. Iku ashtu sic e meritonte perkthyesi i Zanit dhe servili i babit te Zenit.!!!
Kjo eshte nje tragjedi e vertete ,duhet ndonje shkrimtar cam te shkruaje per kete gjeme qe i ka rene cameve mbi krye,pune camesh thuaj gjelle qenesh.
Bravo Mondi, coje deri ne fund punen e Tahirit per zgjidhjen e ceshtjes came, vec kujdes se e ke nje huq ti, nga mesi i rruges fillon dhe te pelqen shume prona e tjetrit dhe ja merr per vete, sic je bere tokes se tezes nga Fieri qe ja la trashegim e ndjera nane, ajo grua shume e vuajtur nga jeta por gjigande per zemren dhe dashurine e saj per kedo qe shkeli ne shtepine e saj. Mos e harro kurre amanetin qe te la kur po jepte shpirt ne duart e tua. Eshte amanet i forte ai qe s’po e tret dheu, filloje nga vetja pastaj vazhdo dhe puno per ceshtjen came, he djale i mbare.
Aa