Këto foto vijnë nga fshati Borje në Kukës.
Banorët e fshatit kanë dalë të gjithë dhe duke sfiduar të ftohtin, kanë hapur rrugën e bllokuar nga bora e shumtë e rënë.
Fotot janë postuar nga deputeti socialist Namik Dokle, që është nga ai fshat.
“Ne kete dimer te acarte, bashkefshataret e mi ne Borje te Kukesit, i dolen zot vetes.
Nuk e kane duruar kurre dhe nuk e pranojne izolimin, ngado qe te kete ardhur ai!
Para dy ditesh, burrat e ketij fshati u ngriten te gjithe dhe shpetuan nje grup elektricistesh te rrethuar nga “vdekja e bardhe”.
E kane bere kete akt human dhjetra here, kurdo qe dikush eshte perballur me te keqen dhe ka patur nevoje per ndihme.
Shikojini keto foto…
Vete hapin rruget per te shkuar te njeri-tjetri dhe pastaj, te gjithe bashke, hapin rrugen drejt Prizrenit ( Kukesi eshte “larg” dhe me rruge te bllokuara, nderkohe qe Kosova i ka hapur te gjitha rruget e Gores!)
Por bashkefshataret e mi te mire nuk harrojne te hapin edhe “rreshqitsen” per femije (luzgallo e quajne ata) dhe madje te bejne edhe ndonje foto artistike nga ky dimer. E duan jeten me gjithecka qe ajo u ofron!
E pra, keta njerez te mire, qe e fitojne jeten me duart dhe shpirtin e tyre te paepur, meritojne shume me teper nga qeveria qe votojne”, shkruan Dokle.
shum mire edhe shqiptaret duhet te marrin shembull nga ky komunitet me vlera gorano-bullgar
Edhe katunaret e New York apo Boston kete pune bejne mengjes per mengjes.
Po nuk e bene marrin… gjobe nga shteti…
Shum i paskan dalë zot vetit, pa asnjë makineri. Te na ketë punë e benë 1 bujkë me një pllugë të improvizuar dhe lidhur pas traktorit tijë.