Zgjedhjet/ Diskutohet sot për votimin dhe numërimin elektronik

10 Janar 2017, 08:34Politika TEMA

Komisioni i reformës zgjedhore do të mblidhet sot në orën 12:30, në mbledhjen e parë për këtë vit.

Mësohet se në rend dite për diskutim është votimi e numërimi elektronik si dhe mundësimi i votimit të emigrantëve. Deri tani ky komision nuk ka marrë asnjë vendim për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Partia Socialiste ka hedhur poshtë mundësinë se në zgjedhje mund të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik. Ndërkohë opozita ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhje, por në rast cënimi të standarteve ka paralajmëruar mospranim rezultati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje