“Te dashur miq, i ftohti i ketyre diteve ne zona te caktuara te vendit, veçanerisht ne rrethet e Veriut ka krijuar veshtiresi te medha ne furnizimin me ushqim, ndihme mjeksore, dru zjarri, energji, ushqim per bagetite etj.
Qytetaret shqiptare jane ndjere ne kete situate me te braktisur nga shteti ne leter dhe cinik ne shkalle ekstreme si kurre ndonjehere ne historine e shtetit shqiptar. Me dhjetra e qindra fshatra, mijra e mijra familje perjetojne nje izolim te frikshem dhe total. Nderkohe lajmet ne mediat sociale thone se ministrat e qeverise po shfrytezojne te ftohtit polar per gjueti derrash dhe shpezes, dhe ky eshte nje cinizem po kaq i eger sa dhe acari i temperaturave -20/-25 gr C.
Keshtu, sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja jane leshuar mbas gjahut njeri ne pyjet e Gramshit, tjetri ne zonen e Spillese dhe Divjakes, tjetri ne pyjet e Pukes dhe Razmes!
Kesaj i thone derrat e kenaqur nuk mund t’ua dine sokrateve te vuajtur, por gjuajne derrat e eger, fllanxat dhe rosat e egra qe te kenaqen edhe me teper! Turp i papare!!”
Kështu shkruan sot Sali Berisha.
Por, mashtrimi i tij nuk ka shumë nevojë të verifikohet.
Mjafton të shohësh videot e lajmeve apo fotot, për të kuptuar të vërtetën.
Gjiknuri ka qenë në Kukës për të parë nga afër situatën energjitike, ndërkohë që është takuar edhe me një punonjës që për pak ngriu në shtyllë.
“Me Ramadan Hallaçin, punonjësin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit që rrezikoi jetën pak ditë më parë ndërsa u ngjit në shtyllë për të riparuar linjën 110 kV Kalimash-Kukës të dëmtuar nga dëbora e ngricat. Pas 7 orësh punë në kushte të vështira e temperaturë -9°C ai pësoi hipotermi. Ndërhyrja e shpejtë dhe dhënia e shërbimit mjekësor bënë të mundur që jeta e tij të shpëtohej. Ramadani ishte sot sërish në krye të detyrës. Pata rastin ta takoj dhe ta falënderoj për angazhimin e sakrificën e tij”, shkruan Gjiknuri.
Ndërsa Beqaj ka qenë në Fier, për inagurimin e ambienteve të reja të spitalit.
Ironia është se mediat që kanë raportuar gjatë ditës këto lajme, japin edhe Berishën, edhe pse është i faktuar me zë dhe figurë që gënjen.
Jo mo c’ne ata per gjah, jane burra te mire te gjithe, as dhe nje kostum gjahu nuk e kane, se ju duhen leket per popullin