Kjo është një nga ato ngjarjet e rralla që ndodh në Sarandë.
Pas 32 vitesh, që prej vitit te tmerrshëm të 1985-s, në qytetin bregdetar ra borë.
Bora ka vazhduar të bjerë edhe mbrëmjen e djeshme dhe në shumë zona, ajo është mbi 10 cm.
Duke qenë se ky është një fenomen i rrallë, Bashkia e Sarandës është gjendur e papërgatitur dhe nuk ka borëpastruese.
Autobotët e bashkisë janë pëprpjekur të pastrojnë rrugët me ujë deti.
Sipas Shtabit të Emergjencave në Sarandë, edhe rrugët e brendshme gjatë mëngjesit ishin të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Në akset nacionale, për shkak të borës, Qafa e Muzinës kalohet me vështirësi. Situata është e ngjashme në Gjirokastër, ku qarkullimi me mjete në lagjet e sipërme është i pamundur dhe shumë makina kanë rrëshqitur.