Çdo familje shqiptare harxhon mesatarisht 225 euro në vit për shëndetin, më shumë se çdo vend

10 Janar 2017, 20:20Sociale TEMA

Familjet shqiptare shpenzuan rreth 172 milionë euro nga xhepi për t’u kuruar gjatë vitit 2015. Shifra është bërë publike nga Instituti i Statistikave në anketën e buxhetit të familjeve dhe përfshin si pagesat që familjet kanë kryer për blerjen e barnave, ashtu dhe ato për të marrë shërbim shëndetësor në spitalet publike dhe private të vendit.

Sipas Institutit të Statistikave, Shëndetësia merr aktualisht 3.6 për qind të buxhetit total që familjet shpenzojne për konsum. E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se çdo familje shqiptare harxhon mesatarisht 225 euro në vit për barna ose mjekim në spitalet e vendit, raporton Top Channel.

Banka Botërore thotë se kjo e bën Shqipërinë një nga vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë. Më konkretisht, sipas saj në totalin e kostove shëndetësore, shteti në Shqipëri mbulon vetëm gjysmën e shpenzimeve, ndërsa gjysmën tjetër familjet detyrohen ta përballojnë vetë nga xhepi i tyre.

Në vendet e tjera të rajonit, pjesa e shpenzimeve për kurim që familjet paguajnë nga xhepi varion nga 11.2 për qind në Kroaci, deri në 42.8 për qind në Serbi.

Kjo shifër nuk ka lëvizur shumë nga viti 2013 deri në vitin 2014, viti i parë i qeverisë së re, e cila premtoi fillimit e procesit të shëndetësisë falas.

Ndonëse për vitin 2015, raporti i shpenzimeve shtet-privat nuk është bërë ende publik, 172 milionë eurot që shqiptarët shpenzuan këtë vit nga xhepat e tyre për shërbime shëndetësore tregon se, Shëndetësia universale është ende një objektiv i largët.

2 komente në “Çdo familje shqiptare harxhon mesatarisht 225 euro në vit për shëndetin, më shumë se çdo vend”

  1. aqif tahipi says:

    O daku ,ne kete studim nga sa thoni perfshihen ne shpenzime edhe leket e ilaceve ose barnave .Pra e mira eshte te sqarohet me zera te vecante se per cfare flitet.

  2. K says:

    DIKUR NJERËZIT KISHIN FRIKË NGA VDEKJA DHE SHKONIN NË SPITAL,
    SOT NJERËZIT KANË FRIKË NGA DOKTORRËT DHE PREFEROJNË TË VDESIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje