Zbulohet projekti për aeroport në jug të vendit, ja dy vendet alternative

10 Janar 2017, 17:29Sociale TEMA

Hapat konkretë për ndërtimin e aeroportit të jugut do të nisin në vitin 2018.

Në buxhetin afatmesëm, për vitet 2017-2019, Qeveria ka parashikuar rreth 4 milionë dollarë për këtë qëllim.

Sipas dokumentit qeveritar, një fond prej 420 milionë lekësh do të përdoret për projektimin e detajuar dhe ndertimin e tij. Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën kandidatëve për ndërtimin e aereoportit të jugut janë shtuar tashmë qytetet e Sarandës, Korçës Vlorës e Fierit.

Këto qytete përcaktohen si kandidatë potenciale për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të miratuar vitin e shkuar nga këshilli i Ministrave.

Në Shqipëri numërohen në total 12 fusha aviacioni të vogla, kryesisht të mbuluara me bar, të cilat potencialisht mund të përdoren për fluturime civile. Vendndodhja e aereoportit të jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë.Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoprti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.

Në verën e këtij viti u publikuan dy projektet e Qeverisë për ndërtimin e aeroportit të jugut në Delvinë ose Gjirokastër. Dy propozimet në fjalë qenë pasqyruar në planin për zhvillimin e bregdetit.

18 komente në “Zbulohet projekti për aeroport në jug të vendit, ja dy vendet alternative”

  1. Labi100 % says:

    Aeroporti duhet Atje ku ka numer popullsie me shume… Pra ndermjet vlores dhe fierit..
    Lerini fantazite e tjera beni aeroporte qe I sherben Shqiperis e jo greqis. ..

    1. Korabi says:

      Llogjika e do qe aeroporti te jete ne Vlore sepse eshte qender e rendeishme turistike. Nje nga problemet e agjensive turistike eshte fakti qe biletat per ne Shqiperi jane shume te shtrenjta. Pra nje aeroport ne Vlore do lehtesonte turizmin ne gjithe zonen e rivieres. Vec kesaj edhe jashte sezonit do i sherbente dy qyteteve te medha, Fierit dhe Vlores por mund te ishte interesante dhe per pasagjere nga Lushnja Elbasani mbase dhe Durresi nese cmimet do ishin terheqese. Ndersa nje aeroport ne Sarande do sherbente vetem 2 muaj dhe pjesen tjeter te vitit s’du i hynte ne pune kujt.

    2. Altin says:

      O pika ty Laberi, nje jete mendjen atje ju, armiqte e jashtem…. Greqia e ka aeroportin e Janines ne Jug dhe as qe e ka ne mendje tonen. Ne Gjirokaster duhet bere….

      1. Labi100 % says:

        Nuk e kisha per armiqe mor altin mendjelliu per mua edhe ne skrapar dhe tropoje ta bejne dhe nuk me rruhet ..

    3. Cami 100% says:

      Pse po ti sherbeje edhe Greqise se Veriut,ka ndonje problem!? Apo nuk bejne leket qe vijne qe andej!? Aeroporti duhet te jete sa me funksional dhe sa me fitimprures,leku nuk ka kombesi!
      Zona e fushes se Delvines do ishte ndoshta me e pershtatshme,pasi qe aty jane afer qendrat turistike shqiptare,edhe Saranda edhe Vlora edhe Himara edhe Gjirokastra edhe Qafe Bota (si dalje per ne Igumenice). Aq me teper qe rruga e re kalon pikerisht ne Senice afer Delvines dhe del ne Fushbardhe afer Gjirokastres!

  2. Spartaku says:

    Mendoje,dhe eshte e domosdoshme nje aeroport ne Vlore,i cili do ti sherbej shume njerzeve te jugut.Vlora eshte vendi me pershtashem,madje te ngihet atje ku ka qene aeroporti vjeter.

    1. em says:

      Vlore – Tirane eshte 2 ore me makine, Vlore – Sarande eshte 3 ore

  3. .. says:

    Aeroporti duhet te behet ne Himarre o Arnauta te pabese

  4. Moni says:

    Paskemi dy aeroporte dhe udhetojme vetem nga Rinasi. Pse nuk shkojme dhe ne Kukes?

  5. Me says:

    Ne Vlore do jete dhe nje ulje shume e bukur per shkak te peizazhit qe ka Vlora. Duhet dicka me shpejt, duhet te futet nje kompani low cost sa me shpejte qe te operoje me gjithe shtete e Evropes. Cmimet nga Tirana jane shume te shtrenjta.

    1. Koco says:

      Mendim dhe vizion i duhur zhvillimi , Nuk ka terse te ngarkohet me shume Vlora mendoj Qyteti i Fierit eshte me Strategjik dhe Ka kapacitete edhe Hotelerie , Restorante dhe eshte Epiqender edhe per Beratin , Lushnjen , Divjaken ,Fierin e Vloren . dhe mendoj se nje Aero Port i dyte me shume Interes mbase mundet te ndertohet ne Qytetin e Elbasanit .?!

  6. Shqipetar i vuajtur says:

    Ai i kukesit sapo mbaroj…. tani do zgjedhim qytetin ne jug….
    Ik o mero kap ndonje kocke ne qeveri. Se i bere te gjitha.

    1. fredi says:

      Jo vlore jo fier jo po tepelene se ka qene fatos nano ne burg.kaq nuk merni vesh mor popull aerodromi do behet korce .ok.

    2. fredi says:

      Jo vlore jo fier jo po tepelene se ka qene fatos nano ne burg.kaq nuk merni vesh mor popull aerodromi do behet korce .ok.

  7. Bomba says:

    Ore gomare a mund te ndetohet ajroporti me 4 million dollar??????????????????????????? cfar ajroporti eshte ai per fluturim derrash.Vetem Kulla me pajisjet e radareve kushton mbi 4 milione dollar? ppo pista,Po ndertesa etj?Qesh moj injorance qesh se te ka ardhur dita.Hem shqiptaret kane me shekuj qe jane injorante dhe idiote

    1. perivolo says:

      Bomba,pse nuk thua qe 4 milion dollare i do vetem kompania qe do bej planin e aeroportit?
      Jam i sigurte qe kjo qeveri do vendos te behet ne Sarande,nje fjale e urte thote se ne fillim del shpirti dhe pastaj vesi!

  8. Tjatri says:

    Haaaaaa…paska plasur gallata.
    1-Aeroporti “i jugut” …thote emri…jo i shqiperise se mesme(vlore).
    2-O labiiiiiii,po pejsazhin ne vlore ku e pe?!,apo te duket pejsazh pallatet qe i keni bere si kazermat e nazizmit?
    3- Je ne det vella e s’te nxjerr tutje! E kupton?
    4-E sakta dhe me perametra nderkombetare do ishte Gjirokastra.1ore nga saranda nga fieri nga janina nga korfuzi(ky eshte edhe qellimi kryesor i aerodromit,pervec turistve vendas).
    5- Ku do vidhet me shume aty do behet.

  9. Alex says:

    Po ai ne kucove do e leme per sorrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje