Aprovohet plani i ri rregullues, i zhvilluar nga një bashkëpunim italo-hollandez, ku parashikohet më shumë gjelbërim për kryeqytetin e Shqipërisë. Parashikohet një pyll në formë orbitale, dy korsi bicikletash, një oaz natyral e përveç këtyre edhe 20 shkolla të reja publike.
Pas projektit te vitit 1925 nga nje italian, tani është radha e arkitetiktit tjetër italian, Stefano Boeri, për të marrë situatën në dorë.
Kaosi i viteve të fundit
Tirana është një kryqytet, që vitet e fundit është zhvilluar në mënyrë kaotike, ku bien në sy pallatet me ngjyra të kerkuara nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, tani në krye të shtetit shqiptar si kryeministër.
Një kryqytet ende me rrugë të prishura, që pas rënies së komunizmit vazhdon të jetë në një konfuzion.
Konsorciumi
Ditët e fundit të 2016, Bashkia e Tiranës ka miratuar planin e ri rregullues për qytetin. Plani rregullues për kryeqytetin i quajtur “Tirana 2030” përfshin edhe lidhjen me aeroportin e vetëm të Shqipërisë dhe portin e Durrësit, transportin dhe shërbime publike, zona të gjelbëruara të cilat kohët e fundit janë bërë shumë të dashura nga Erion Veliaj, njeriu në krye të bashkise së Tiranës.
Plan i ri
Plani rregullator i Boeri-t vjen me idenë e një pylli në formë orbitale me 3 milionë pemë të reja. Projekti është përqëndruar gjithashtu në zgjerimin me hapa më të vegjël te kryeqytetit dhe ndalimin e pushtimit të tokave bujqësore e natyrore.
Oazi dhe sipërfaqet e gjelbëruara
Të paktën në Tiranë, ideja është që të shtohen sipërfaqet e gjelbëruara dhe hapësirat publike. Në projektin e Boeri-t parashikohen dhe ndërtimi i 20 shkollave të reja dhe vendosja e një takse për hyrjen në qendër të qytetit për të rritur përdorimin e transportit publik e reduktimin e makinave që po pushtojnë kryeqytetin.
Stadiumi i ri
Për pak vjet Tirana do të jetë më nje stadium të ri, edhe ky një projekt italian. Një stadium i ri për kombëtaren shqiptare që për herë të parë mori pjesë në fazën finalë të Europianit në Francë. Shqipëria është kthyer në një vend që kërkon të rikuperojë kohën e humbur gjatë komunizmit e që aspiron hyrjen në Bashkimin Europian.
Përshtati Alion Daci-TemA
Artikull I shkruar nga gazetari shqiptar I Corriere della sera, Leonard Bejleri.
I thuaj atij gazekarit se rruget e Tiranes jane te shtruara me mire se ato te Romes ?
Ha Ha Ha. Do ta shikoni ne muajt ne vazhdim planin e Boerit i cili ka ardhur vetem 4 here . Komentet jane te teperta. Pas nje viti do te shikoni sesa do te rritet gjelberimi ne Tirane pasi te jene bere pallate ne cdo lagje. Italianet e Corriere Della Sera e kane lexuar po ku eshte plani. Plani eshte nje mbjellje me pallate i Tirane dhe pastaj pemet do te mbillen ne cdo kat sic e ka aplikuar Boeri ne Milano.
IDIOT!
Ku eshte ajo pjesa qe te ben per te qeshur o Sule, qe te qeshim te gjithe? NJe pyetje kisha per ty qe thua se Tirana do mbillet me pallate, a ke qene ndonjehere ne Tirane o Sule ,se me te mbjellur me pallate se tani nuk besoj se mund ta beje dot njeri tjeter. Te kshilloj te jesh me objektiv o Sule, hapi syte e mundohu te shikosh me larg se inati yt , Tirana eshte e te gjitheve ,mundohu te gezohesh kur mbillet ndonje peme ,apo shtrohet ndonje rruge . Sa per ndertime pallatesh e dime te gjithe kush e shkaterroi Tiranen, duke filluar nga Rogneri, Sheratoni, kullat binjake e deri te Pallatet pas kopshtit botanik.
Keto jane procka te peshtira. Tiranen e pashe me syte e mi nga data 7 deri ne daten 10 janar, seshte pervecse eshte nje mender strumbullar ndertimesh teresisht kaotike, por edhe ato pakez parqe qe kishin mbetur po i masakrojne. Po ndertohet nje xhami tek rruga e “Elbasanit”, e thane fare qytetitn, pervec brigjeve te Lanes nuk ke gjelbarim ne zonat me te dendura. Tirana eshte qyteti me tempereturen mesatare te banesave me te ulet ne bote ne periudhat e ftohta. Kam hyre ne shtepite e qytetareve dhe dridheshim, te gjithe me nga nje ngrohese te “pjerdhur”, shitesit e perimeve i kishin te gjitha mallrat per plehra se u kishin ngrire. Ndertime te reja jane pa oxhaqe, as soben me dru nuk e ka shans ta vendose i varfri nqs ka nderprerje te energjise. Instalimet ujore jane ne ajer, te gjitha kishin ngrire, akulli i shpertheu dhe uji i pijshem rridhte e grumbullohej ne piket me te uleta te rrugeve e aty shndrohej ne produkt akulli shtresa shtresa.Dhe ka surrat ai palo Berisha te hape gojen e te flase se bashku edhe me ca te tjere te anes se majte. Sikur te zbrazej qyteti, Tiranes ti binte nje meteor e ta rrafshonte, atehere ndoshta do kishte shanse te rindertohej si duhet, por keshtu sic eshte te neveritet. Bej pyetjen: kur do te vije dita kur te prishet nje ndertese per te hapur nje park?