Krimi i tmerrshëm/ Burrë e grua gjenden të vrarë në shtëpi, dyshohet se u masakruan nga djali i tyre 16-vjeçar

11 Janar 2017, 11:17Bota TEMA

Dy persona, Salvatore Vincelli, 59 vjeç, dhe Nunzia Di Gianni, 45 vjeç, janë gjetur të vrarë me goditje në kokë dhe të mbështjellë në qese plasike në shtëpinë e tyre në Pontelangorino, Itali.

Por hetimet që pasuan zbulimin e krimit monstruoz kanë zbuluar diçka edhe më shokuese.

Të dyshuarit e krimit janë janë djali 16-vjeçar i çiftit dhe një shok i tij.

Policia i arrestoi të dy pasi gjatë marrjes në pyetje, ata dhanë deklarata kontradiktore.

Ka qenë pikërisht djali i çiftit, i cili ka njoftuar fillimisht hallën e më pas policinë, se i kishte gjetur të vrarë prindërit në shtëpi.

Por hetimet nxorën se një natë më parë, djali kishte fjetur në shtëpinë e mikut të tij, ndërsa të nesërmen ishte kthyer në shtëpi.

Trupi i pajetë i nënës së tij u gjet në dhomën e gjumit, ndërsa ai i babait në garazh.

1 komente në “Krimi i tmerrshëm/ Burrë e grua gjenden të vrarë në shtëpi, dyshohet se u masakruan nga djali i tyre 16-vjeçar”

  1. adriatik dhalla says:

    Jeni te painformuar. Ata e pranuan krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje