Reshjet e dëborës që kanë mbuluar Tiranën që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Të gjitha akset rrugore janë nën monitorimin e policisë e cila gjatë gjithë kohës duke këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me anë të një postimi të një video në Facebook ka përshëndetur angazhimin e policisë dhe ka paralajmëruar qytetarët të tregohen të kujdesshëm.
‘’Policia në Borë. Në shërbim të qytetareve. Bëj kujdes në rrugë, me makinë dhe në këmbë.’’, thotë ai.