Një intrigë si në filma, vëllai dhe motra bëhen bashkë dhe vrasin vëllanë e vogël

12 Janar 2017, 11:55Kronika TEMA

Një plan kriminal si ata të filmave triller.

Vëllai dhe motra planifikojnë dhe ekzektuojnë vëllanë e vogël për t’i marrë trashëgiminë e lënë nga nëna.

Ngjarja ka ndodhur në Rosarno, Reggio Calabria, Itali.

Një intrigë në kufijtë e të pabesueshmes, ajo që është zbuluar nga policia.

Filllimisht në pranga janë vënë motra dhe i shoqi për vrasjen e Antonio Scarfone-s, ngjarje e ndodhur natën e 14 gushtit.

Më pas, hetimet kanë nxjerrë përfshirjen në krim edhe të vëllait dhe nipit.

Burri është vrarë pak metra para se të mbërrinte në shtëpinë e nënës.

Ai është qëlluar me pistoletë.

Dy vëllezërit dhe motra ishin në konflikt të vazhdueshëm për pasurinë e nënës së tyre.

Autorët e vrasjes akuzonin viktimën se kishte përfituar nga pensioni dhe shtëpia e nënës së tyre dhe nuk ishte kujdesur për gjendjen e saj shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje