Gruaja e Harri Lenës shtyp me makinë një qytetar. Media ka fshehur lajmin për shkak të reklamave të tij

14 Janar 2017, 20:30Politika TEMA

Portali “Pamfleti.com” denoncon shtypin shqiptar pasi ka fshehur nje lajm zyrtar te policise, i cili hedh drite mbi faktin qe gruaja e biznesmenit te njohur qe ka BMW dhe ujin Trebeshina, ka aksidentuar per vdekje nje qytetar.

“Pamfleti.com” i referohet njoftimit të policisë, sipas te cilit bashkëshortja e një bisnesmenit gjirokastri, Floreta Vasil Lena, ka aksidentuar një 63 vjeçar.

I cili në fillim u deklarua se ishte jashtë rrezikut, ndërkohë që ditë më vonë ai ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë kur moti i keq mbërtheu vendin dhe Gjirokastra u pushtua nga bardhësia e dëborës dhe është mbajtur tërësisht e fshehtë.

Ka qenë ora 09:30 minuta e të mërkurës, kur automjeti tip Smart drejtuar nga Floreta Lena, banore e lagjes “Palorto” në Gjirokastër, ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte në rrugicat e brendshme të lagjes pranë banesës së saj në Palortonë e poshtme.

Terreni ishte mjaft i vështirë dhe i rrëshqitshëm si pasojë e dëborës së rënë, dhe nuk ka lejuar manovrimin e plotë të makinës që drejtohej nga gruaja e biznesmenit, duke sjellë aksidentin me pasojë vdekjen.

Automjeti përplasi 63 vjeçarin Shemshedin Begzo me pjesën e parakolpit dhe pas kësaj i ka hipur sipër me gjithë peshën e tij, duke shkaktuar plagë të shumta.

Viktima menjëherë është çuar në spital përmes autoambulancës dhe ka qëndruar për 24 orë pa ndërhyrje kirurgjikale.

Një ditë më pas gjendja e tij u përkeqësa dhe u dërgua për ndërhyrje të mëtejshme drejt kryeqytetit nga ku dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Deri më dje, drejtuesja e makinës që shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua apo të merrej ndaj saj ndonjë masë prej Policisë së Gjirokastrës.

U desh vdekja e Begzos që prokurori Emror Kasaj, të nxirrte urdhër-arrestin ndaj Floreta Lenës dhe Policia e Gjirokastrës e ka vënë në pranga.

Nesër (e dielë) pritet të jepet masa e arrestit ndaj Floreta Lena në shkallën e parë të gjyqësorit.

Floreta Lena, është bashkëshortja e biznesmenit Harri Lena, i cili ka një sërë biznesesh në të gjithë vendin, ndërkohë që shquhet dhe për dorën e lirë që jep për reklamat për mediat që të mos flasin për të.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS 1.Më datë 11.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen Floreta Vasil Lena, e datëlindjes 24.04.1967, banuese në Gjirokastër, me arsim 12 klasë, sepse në orën 09:30, në lagjen “Palorto”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Mini Cooper”, me targë AA259BT, ka aksidentuar shtetasin Shemsi Arif Bezgo, i datëlindjes 20.09.1954, banues në Gjirokastër, me arsim 8 klasë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 1.

Në vijim të informacionit datë 11.01.2017, me Nr. Unik GJDP 170003, që bënë fjalë për aksidentin rrugor, më datë 13.01.2017, ora 00:56, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, shtetasi Shemsi Arif Bezgo, i datëlindjes 20.09.1954, banues në Gjirokastër.

6 komente në “Gruaja e Harri Lenës shtyp me makinë një qytetar. Media ka fshehur lajmin për shkak të reklamave të tij”

  1. Arber says:

    GJynah se cfare idjotesh kemi per gazetare, cfare lajmi perbenka ky qe mediat nuk e paskan publikuar (ose e paskan fshehur sepse Harri benka reklame)

    Turp dhe ju si tema qe merreni me ca faqe ordinere dhe beni goditje te tilla biznesmeneve, pa ditur asnje fakt, duke shpifur qe te titulli.

    Ne shqiperi ndodhin mbi 2000 aksidente ne vit me pasoja, pse duhet media ti publikoj te gjitha.

    Kur te flasi policia, prokuroria, e ne fund gjykata mbi fajesine, atehere ju keni te drejte te drejtoni gishtin.

  2. albti says:

    Edhe Ilir Meta ka pagu leke per te vajtuir te Trump inaguration po media nuk e jep. Vetem web si Jeta osh qejf, Mjere shqipet

  3. ai says:

    Ore idiote gazetare te Tema’s se e doni Sqip:

    makina eshte Smart sic thoni ju apo eshte Mini Cooper sic thote njoftimi i Policise se Shtetit?

    Mund te na e sqaroni kete fakt dhe duhej ta kishit sqaruar perpara se te botoni shkrime qe lene vend per te dyshuar per aftesine tuaj intelektuale…
    Debila! Eshte e sa e sajta here qe lexuesit ju a vene ne dukje “aftesine” tuaj gazetareske dhe vazhdoni me te till ashkrime idioteske!

  4. TT says:

    Ka shtypur stresi me 28 dhjetor te zogu i zi dhe policia ne bashkpunim me nje maskara doktor mbyllen ngjarjen brenda 2 oreve. E nxoren te demtuaren nga spitali me demtime te lehte nderkohe qe kishte 6 te qepura me koke dhe kemben e enjtur duke shkelur cdo procedur pa kaluar 24 ore . E ju thoni ky miku qe ka shtetin ne dore

  5. like says:

    urime shtetit qe arreston pa paragjykim se sa i ke bolet. edhe te fortet do dalin para ligjit. as me rruhet fare se dalin apo jo ne televisor te them te drejten se as ja ve veshin fare. tv dhe gazetat, te gjithe e dine se 90% i kane rrena. me ligjin hesapet jane ndryshe.

  6. k says:

    MEDIAT SHQIPTARE JANE NE SHERBIM TE PUSHTETIT,
    KURSE GAZETARET KEPURDHA NE BYTHE TE TIJ PER TU PASURUAR.
    MONTANELLI THOSHTE SE GAZETARI QE PASUROHET ESHTE MASHTRUES
    DHE HAJDUT ME I KEQ SE POLITIKANET SEPSE AI SHKEL ME DASHJE DETYREN E TIJ.
    SHOQERIA SHQIPTARE BRIMA E ZEZE E CDO TE DREJTE DHE PRIRJE KULTURORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje