Në media eshtë përfolur shumë për një përplasje të trajnerit të Chelsea, Antonio Conte, me sulmuesin spanjoll, Diego Costa.
Këto zëra u shtuan edhe më shumë në mungesën e fundit të Costës në sfidën ndaj Leicesterit, që “Blutë e Londrës” fituan me rezultatin 3-0.
Megjithatë, ka ardhur dhe reagimi i Antonio Contes, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime duke deklaruar se mes tij dhe Diego Costës nuk ka asnjë konflikt.
“Gjatë seancës stërvitore Diego ndjente dhimbje në shpinë. Kështu që atij iu desh të braktiste stërvitjen. Në lidhje më zërat se ai ka pasur një debat me mua dhe më përgatitësin atletik, mund tju them se këtu nuk ka asgjë të vërtetë.”
Gjitashtu Conte u shpreh se, Diego Costa nuk dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” pavarsisht zërave që kanë qarkulluar për një ofertë marramendëse nga klubet kineze.