KRYEVEPRAT e artit italian tė viteve 1900/Rama: Po bisedohet edhe me Muzeun Picasso pėr tė sjellė kryeveprat e tij nė Shqipėri

15 Janar 2017, 20:25Kulturë TEMA
KRYEVEPRAT e artit italian tė viteve 1900/Rama: Po bisedohet edhe me Muzeun

Galeria Kombėtare e Arteve nė Tiranė pret ekspozitėn e parė tė kėtij dimensioni nė Shqipėri: KRYEVEPRAT e artit italian tė viteve 1900. Kjo ekspozitė qė ofron mė shumė se 100 vepra tė shkėlqyera tė Galerisė sė Artit Modern tė Romės, pėrfaqėson njė kontribut thelbėsor nė historinė e artit italian tė shekullit tė XX. Kryeministri Edi Rama, i pranishėm nė ēeljen e kėsaj ekspozite nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, e ka konsideruar kėtė njė ngjarje tė shėnuar pėr artin dhe kulturėn nė Shqipėri. “Ėshtė hera e parė qė nė Shqipėri vjen njė koleksion veprash origjinale tė artit botėror. Artdashėsit, apo edhe nxėnėsit e studentėt mund t’i shijojnė ato nė muret e Galerisė tonė Kombėtare,” u shpreh ndėr tė tjera Kryeministri Rama.

Duke e cilėsuar artin dhe kulturėn si njė “ushqim” dhe pjesė tė identitetit tė njė kombi, Kryeministri shtoi se kur ėshtė fjala pėr kulturėn, identiteti ynė nuk ėshtė vetėm shqiptar, por ėshtė edhe europian. “Njė shprehje shumė e menēur thotė: “Rrėnjėt e atdheut nuk janė nė tokė, janė nė ushqim”. Ushqimi nuk ėshtė vetėm buka qė hamė, por ėshtė kultura dhe identiteti ynė. E nėse kur vjen puna tek kultura, ėshtė e pafundme sasia e ushqimit qė na duhet e pėr tė cilėn duhet tė shkojmė edhe pėrtej kufijve tanė, kur vjen puna vetėm te identiteti ynė, identiteti ynė nuk ėshtė vetėm shqiptar, por ėshtė edhe europian. Pa artin dhe kulturėn europiane identiteti ynė nuk ėshtė i plotė. Tė gjitha kėto nuk janė gjė tjetėr veēse komplementare. Nuk pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Pėrkundrazi. Sa mė shumė kulturė, sa mė shumė art, sa mė shumė ngjarje tė tilla, aq mė shumė mundėsi pėr krijimin e energjive pozitive tek njerėzit, te komuniteti, tek mė tė vegjlit, patjetėr edhe aq mė shumė mundėsi pėr atė ushqimin qė thotė fjala e urtė, qė ėshtė nga njėra anė ushqimi pėr stomakun dhe pėr trupin, nga ana tjetėr, ushqimi pėr sytė, veshėt, mendjen dhe pėr zemrėn.”

Kreu i qeverisė ka rrėfyer edhe njė rrugėtim tė gjatė dhe peripeci qė ėshtė dashur tė kapėrcejnė organizatorėt e kėsaj ekspozite pėr tė sjellė kryeveprat e artit italian nė sytė e publikut shqiptar. “Ėshtė njė histori e pafundme garancish, sigurimesh, duke filluar njėherė nga garancia psikologjike pėr tė gjithė ata tė ulur nėpėr zyra muzesh e nėpėr tryeza vendimmarrjeje nė Romė, tė cilėve iu thuhej: “Duam tė ēojmė kryeveprat nė Shqipėri”, nė njė vend ku imagjinata nuk tė ndihmon tė besosh se kryeveprat mund tė vijnė dhe tė ikin tė paprekura. Nga ana tjetėr, nė njė vend ku asnjėherė mė parė nuk ka ardhur njė koleksion veprash origjinale. Ka mė shumė se njė vit qė pėrpiqemi pėr t’ia arritur kėtij momenti”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama e mbylli fjalėn e tij me lajmin se pas kėsaj ekspozite nė Tiranė po bisedohet edhe me Muzeun Picasso pėr tė sjellė kryeveprat e tij nė Shqipėri. “Kemi bėrė disa biseda paraprake me muzeun Picasso. Meqė ata kanė Picasso-n dhe e kanė dhe nė pėrshkrimin e punės qė duhet tė jenė pak tė ēmendur, por pa besuar se kjo do ndodhte, na kanė thėnė Ok. Nė qoftė se ndodh atėherė, me siguri ne mund ta mendojmė seriozisht qė tė sjellim nė Shqipėri njė koleksion origjinal veprash tė Picasso-s,” tha Kryeministri.

Midis pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve, rrugėtimi i ekspozitės – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani – hulumton pėrmes kulturės artistike e cila i ka rrėnjėt e saj nė Romė dhe nė Itali nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XX-tė.

Figurat femėrore tė mrekullueshme, portretet e personazheve tė famshėm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit tė Pėrjetshėm dhe tė fushave romane: janė kėto temat dhe subjektet qė kanė kontribuar nė afirmimin e artistėve tė mėdhenj italianė tė 1900. Ekspozita do tė qėndrojė e hapur nga 16 janari deri mė 2 prill 2017, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje