Qysh në nisje të fushatës së tij presidenciale, Donald Trump ka qenë një nga personazhet më të preferuar të rrjeteve sociale.
Fjalimet dhe intervistat e tij, në disa raste edhe me gafa ndoshta të qëllimshme, i kanë kthyer këto video menjëherë në virale.
Së fundi, video e publikuar nga një satirist Australian, e paraqet Trump duke luajtur në fizarmonikë, sipas tij, me shpresën se kështu ndoshta do të mund t’i përcjellë mesazhet e tij politike edhe më qartë.
Donald Trump është i njohur për gjestet e tij të vazhdueshme me duar, gjatë fjalimeve të tij dhe fizarmonika duket se arrin të qëndrojë mjaft mirë në hapësirën e krijuar.